×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak flet për marrëveshjen, Neni 7 nuk ka zotime të reja

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Në Nenin 7 të marrëveshjes së Ohrit nuk ka zotime të reja, por ka pajtim për t`i zbatuar marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, ka thënë përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak. Mes tjerash, Lajçak ka thënë se palët nuk mund të zgjedhin se cilën nga marrëveshjet ta zbatojnë, por ato duhet të zbatohen të gjitha.

    Pёrfaqёsuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian pёr dialogun, Mirosllav Lajçak ka shpjeguar se neni 7 i marrëveshjes mbi rrugёn drejt normalizimit tё marrёdhёnieve mes tё Kosovёs dhe Serbisё nuk përfshin zotime të reja për Prishtinёn zyrtare.

    Neni 7, sipas Lajçak, flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar e kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kёto komente Lajçak i ka bërë nё njё intervistё tё përbashkët dhёnё mediumeve Radio Evropa e lire dhe Euronews.

    Ai ka tёrhequr vёrjetjen te palёt se nuk mund tё zgjedhin marrëveshjet  qё iu pёlqejnё pёr zbatim, por secila duhet tё zbatohet. Kjo pos Asociacionit, sipas Lajçak, nënkupton edhe Nenin 4 tё marrëveshjes ku thuhet se Serbia nuk do tё kundërshtojë anёtarёsimin e Kosovёs nё organizatat ndёrkombёtare.

    Nё kёtё intervisё, Miroslav Lajçak pranon se pala evropiane ka pasur fillimisht njё plan mё ambicioz në aneks me afate kohore e detyra tё qarta.  Gjithashtu sipas tij, ishte pёrfshirё edhe mundësia e nënshkrimit tё marrëveshjes.

    Nënshkrimi, sipas shpjegimeve tё Lajçkut nuk ishte i mundur pёr shkak se presidenti serb Vuçiq, thirrje nё kufizime kushtetuese ndërsa aneksi pёsoi ndryshime kur ishte e qartë se dallimet e liderëve ishin tё pakapërcyeshme.

    Pavarësisht mungesës sё nёnshkrimit nё marrёveshje, pёrfaqёsuesi i veçantё pёr dialog konsideron se kjo ёshtё ligjërisht detyruese pёr palet sepse liderët ishin pajtuar qё ky dokument të formalizohet përmes njoftimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, gjë që ka ndodhur të shtunën.

    “Kjo është plotësisht në përputhje me praktikën juridike ndërkombëtare. Pra, kjo do të thotë se ky dokument është i detyrueshëm, është zyrtar dhe është formal. Çdo spekulim se është apo jo i vlefshëm dhe i detyrueshëm, është i pakuptimtë”, nënvizoi Mirosllav Lajçak.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Zotëri i parë, Prindon Sadriu, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, edhe pse kanë kaluar 30 vite nga gjenocidi në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masa për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet, për shkak të numrit të madh të tyre pa leje...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Gazetën Express se gjatë një aksioni të sotëm në Pejë kanë arritur...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkuar në Srebrenicë për...
    Lajme11 Korrik 2025
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se më 18 korrik do të mbajnë Kongresin e radhës,...
    Sport11 Korrik 2025
    Mesfushori shqiptar Granit Xhaka mund të jetë lëvizja e radhës e bujshme drejt Arabisë Saudite. Sipas “Foot Mercato”, reprezentuesi shqiptar i Zvicrës...
    Lajme11 Korrik 2025
    “Betimi për Drejtësi” raporton se tre komandantë të stacioneve policore janë shkarkuar: Komandanti i Policisë në Pejë, Idriz Atashi; Komandanti në Suharekë,...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, çdo pjesëmarrës në komunikacion që do të kapet duke vozitur mbi...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Ministri i Çështjeve Evropiane i Francës, Benjamin Haddad, lexoi mesazhin zyrtar të presidentit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.