×
  • Lajme
  • Lajme

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë

    FrontOnline
    03 Mars 2023

    Marsi sivjet vjet me edicionin e ri të garës më atraktive automobilistike në botë, Formula 1.

    Edicioni 2023 pritet të jetë edhe më atraktiv dhe i “çmendur” se ai vjet sepse kampioni aktual në konkurrencën e konstruktorëve, ekipi Red Bull ishte i limituar në investime për përpunimin e bolidit të ri për shkak të dënimit nga edicioni i kaluar. Red Bulli po hynë për të mbrojtur të dy titujt, të konstruktorëve dhe të pilotëve, në pamundësi për të bërë investime të mëdha në inovacione dhe përpunimin e bolidit ekzistues për shkak se vjet e kishte tejkaluar buxhetin dhe sivjet ishte i kufizuar në shpenzime për përtëritjen e bolidit e ky mund të jetë hendikep për kampionin e dyfishtë të Formula 1, holandezin Max Verstappen.

    Megjithatë, ai dhe kolegui skuadrës Sergio Perez do të luftojnë për të mbrojtur titujt që Red Bulli i fitoi në edicionin 2022. Për më tepër, 26 vjeçari Verstappen sivjet do të bëjë çmos që të përsërit suksesin nga dy edicionet e kaluara dhe kështu të hy në mesin e vetëm edhe katër legjendave të tjera në histori të F1 që kanë arritur të fitojnë nga tre apo më shumë tituj rresht : argjentinasi Fangio, gjermanët Schumacher e Vettel dhe britaniku Sir Lewis Hamilton.

    A do ta bëjë këtë sivjet Verstappen apo jo mbetet të shihet sepse fakti që Red Bull ishte i kufizuar në investim e hap garën shumë dhe i jep rast skuderisë Ferrari me pilotët Charles Leclerc dhe Calros Sainz Jr. Ferrari nuk ka fituar titull nga viti 2008 kur për herë të fundit u shpall kampion në konkurrencën e konstruktorëve me Kimi Raikkonenin dhe Felipe Massan, pikërisht në vitin kur Lewis Hamilton për herë të parë u shpall kampion bote në konkurrencën e pilotëve duke hyrë në histori si kampioni më i ri me vetëm 23 vjet e 300 ditë (rekord ky i cili u thye më vonë nga Vettel, 23 vjet e 134 ditë).

    Gjithashtu, Hamilton u bë piloti i parë i zi kampion dhe britaniku i parë pas Damon Hillit që u shpall kampion në vitin 1996. Sivjet, Hamilton i cili është shtatë herë kampion bote synon të fitoj titullin me Mercedesin në dyja konkurrencat (konstruktor e pilot) dhe me titullin e tetë eventual të hy në histori si piloti më i trofeshëm duke ia thyer rekordin Michael Schumacherit i cili po ashtu i ka shtatë tituj.

    Por, assesi nuk duhet nënçmuar ekipin Aston Martin i cili pas pensionimit të Sebastian Vettelit në fund të edicionit të kaluar sivjet angazhoi ish kampionin e botës Fernando Alonson. Sa i përket rishtarëve në Formula 1, sivjet debutojnë amerikani Logan Sargent te Willaimsi; Nyck de Vries te Alfa Tauri dhe kampioni i Fromula 3 dhe Formula 2, australiani Oscar Piastri i cili do të jetë pjesë e Mclarenit.

    Me një fjalë, edicioni 2023 i Formula 1 do të jetë flak dhe aventura e sivjetme starton të shtunën me 4 Mars nga ora 16 me kualifikimet në shtegun Sakhir, ndërkohë të dielën me 5 Mars nga ora 16 e kemi garën për Shpërblimin e Madh të Bahreinit e cila do t‘na ngrit maksimalisht adrenalinën dhe përgatit kënaqësitë të cilat di t’i jap vetëm F1.

    E SHTUNË, 04.03.2023

    16:00 Formula 1: Grand Prix Bahrein Kualifikimet SPORT 1

    E DIEL, 05.03.2023

    16:00 Formula 1: Grand Prix Bahrein Gara SPORT 2

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë për të refuzuar...
    Lajme16 Korrik 2025
    Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar pjesërisht mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkë akuzuarve,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, e kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, vendimin e djeshëm të...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Dje në polici është raportuar për një vjedhje të rëndë në Prishtinë. Ankuesi mashkull kosovar ka denoncuar rastin tek autoritetet e sigurisë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Një grua është zhdukur mesditën e së martës në qytetin e Rahovecit. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Sulejman Kollari” të...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia në Gjilan ka nisur hetimet për vdekjen e një femre kosovare, e cila është gjetur dje pa shenja jete. Njësitë përkatëse...
    Lajme16 Korrik 2025
    Me anë të një shkrimi tejet emocionues, deputeti i PDK-së Altin Krasniqi, kujton vuajtjet e babait të tij Jakupit, në burgje. Atij...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është rrëzuar mocioni në rastin e Thaçit dhe të tjerëve. Mbrojtja ka kërkuar që të rrëzohen të gjitha akuzat për krimet apo...
    Lajme16 Korrik 2025
    Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, ku pritet të bëhet i ditur vendimi lidhur me mocionin e ekipeve mbrojtëse...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.