Me anë të një postimi në rrjete sociale, Beatrix Ramosaj ka treguar se Ermiona është banorja e saj e preferuar në “Big Brother VIP Albania” duke treguar kështu se ajo, si (pothuajse) të gjithë, është një ndjekëse e rregullt e këtij formati.
Këngëtarja ka bërë një status në Twitter ku ka shkruar se i pëlqen shumë Ermiona pasi është vetvetja. Sipas saj ajo nuk bën lojë, nuk ka strategji dhe ua thotë të vërtetën në sy.
“Vallaj ke qef ta shofesh dhe ta degjosh Ermionen. Eshte vetvetja, s’ja perton njeriu faaare cope jau thot muhabetet. Pa strategji, pa LOJË. She only speaks truths. Everyone else listens. Her vibeeee! Më e vërteta aty brenda”, ka shkruar Trixa.