Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po vazhdon të jetë zëri i popullit të Kosovës në botë.
Sot në mbarë vendin po shënohet 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe në këtë ditë, ylli shqiptar ka vendosur që të rikthej vëmendjen te rëndësia e liberalizimit të vizave.
Dua ka shpërndarë postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency në të cilën rikthehet kampanja e krijuar gjatë festivalit të vitit që lamë pas të “Sunny Hill” me moton “Set Me Free (Më lërë të lirë)”.
Në postim tutje thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje bashkë me të është edhe liria e lëvizjes për qytetarët.
Dua dhe Rita gjithashtu kanë kontribuar edhe me koncerte të organizuara në Kosovë dhe Shqipëri ndër vite, të fundit ishin ato në vitin 2022 kur Lipa perfomoi në Prishtinë në kuadër të Sunny Hill Festival dhe më pas në Tiranë për 28 nëntorin, ndërkaq edhe Ora në muajin shtator mbajti një koncert në kryeqytetin shqiptar.