Këngëtari Luiz Ejlli u bë një prej personave më të komentuar në media rozë dhe rrjete sociale që kur nisi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.
Me një karrierë të suksesshme vite më parë, Luizi arriti që sërish të bëhet një personazh i dashur pavarësisht tërheqjes nga skena prej vitesh.
Por, krahas protagonizmit dhe lojës në shtëpinë e famshme, Ejlli po bën shumë edhe për moderatoren, Kiara Tito për të cilën shprehu pëlqim që në ditët e para dhe tashmë ka arritur ta fitoj zemrën e saj.
Nuk kanë munguar momentet romantike dhe veprat për të madje për Shën Valentin, Luizi i bëri dhe një befasi të madhe duke ia dedikuar një këngën dashurie.
Në një momente, Luizi i ka kërkuar Kiarës që të mos i ndërhyjë në bisedat që bën me banorët e tjerë.
“Mos më ndërhyjë më kur jam t’u fol, qoftë për idetë që kam, qoftë sa zgjatë. Më lër të flas, kaq”, iu drejtua Luizi.
Ky reagim duket që nuk i ka pëlqyer aspak moderators, e cila ia ktheu shkurt: “Në rregull, mirupafshim”.
Theksojmë që dyshja që po përjetojnë romancën brenda BBVA javë më parë zhvilluan edhe një dasmë në kuadër të lojës dhe pikërisht aty finalizuan lidhjen me një puthje në buzë. /Telegrafi/