×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Përmes Asociacionit Serbia do autonomi, ne kurrë nuk do t’ia japim

    FrontOnline
    08 Shkurt 2023

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Serbia në Kosovë kërkon autonomi territoriale përmes themelimit të një Asociacioni të Komunave me shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive.

    Konjufca ka thënë se Kosova kurrë nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

    “Pozicioni i Serbisë është autonomi territoriale në Kosovë. Ne kurrë nuk do t’ia japim atë, kurrë. Nuk është e mundshme kjo, a kupton? Është pak banale me thënë, në kuptimin absolut universal, është e pamundshme të gjendet një formë asociacioni. Ne kemi bre asociacion të komunave në Kosovë”, ka thënë Konjufca në emisionin DPT te Fidani në T7.

    Konjufca është shprehur skeptik që një marrëveshje për Asociacionin mund të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ai ka thënë se Vuçiqi nuk pranon Asociacion pa kompetenca ekzekutive, ndërkaq, siç ka thënë ai, Kosova nuk e pranon asnjëherë Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

    “Asociacioni si formë e negociatave mes Serbisë dhe Kosovës, kurrë nuk ka me u bo. Vuçiqi nuk e pranon një Asociacion jo-ekzekutiv, Kosova nuk e pranon një Asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka thënë ai.

    Konjufca ka thënë se Kosova ka garanca ndërkombëtare që Asociacioni një-etnik dhe me kompetenca ekzekutive nuk mund të bëhet në Kosovë.

    “Por, ata po thonë shko fol me Vuçiqin”, ka thënë Konjufca. /GazetaExpress

    Emisioni KËTU.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.