×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Qeveria po merret vesh me Serbinë, por s’po sjell asnjë dokument për transparencë

    FrontOnline
    08 Shkurt 2023

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë transparence sa i përket dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se qeveria e ka obligim kushtetues të raportoj në Kuvend për zhvillimet e deritanishme.

    Sipas Hotit, deri tani janë arritur disa marrëveshje, nga të cilat nuk është parë ndonjë dokument.

    “Është e papranueshme mungesa e transparencës lidhur me dialogun. Qeveria, si bartëse e procesit, e ka obligim kushtetues të raportoj në Kuvend për zhvillimet e deritashme. Janë arritur disa marrëveshje teknike, si për energjinë, për targat e për dokumentet e udhëtimit, por askush nuk ka parë dokument të nënshkruar”, ka shkruar ai në Facebook.

    Gjithashtu, Hoti ka thënë se qeveria e ka pranuar edhe propozimin franko-gjerman, dhe Kuvendi nuk është informuar fare.

    “Është pranuar nga Qeveria propozimi franko-gjerman dhe janë dërguar komente. Por nuk është informuar Kuvendi dhe publiku se: (1) cila është përmbajtja e plotë e atij propozimi, (2) çfarë komentesh ka dërguar Qeveria, (3) cili ka qenë reagimi i ndërmjetësve lidhur me komentet e dërguara dhe (4) sa janë reflektuar ato në draftin që është pranuar së fundmi ga Qeveria.  Përveç Kuvendit, është e domosdoshme të informohet edhe publiku përmes një fushate informuese dhe tryezave diskutimi me shoqërinë civile dhe komunitetin akademik.  Transparenca ndihmon në ndërtimin e konsensusit shoqëror dhe politik për marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, e cila duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me 2/3 e të gjithë deputetëve”, ka shkruar ai në fund.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Prokuroria në Ferizaj ka propozuar shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e zyrtarit...
    Lajme15 Korrik 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, për herë të 47-të me radhë, duke vazhduar krizën institucionale që ka...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidenti i Letonisë Edgar Rinkevics, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e ka konfirmuar mbështetjen e vendit...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pas dështimit të seancës së 47-të të Kuvendit të Kosovës, në një lokal të kryeqytetit, vetëm pak metra larg ndërtesës së Qeverisë,...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e...
    Vip15 Korrik 2025
    Ka disa kohë që modelja e ish-banorja e “BBVK”-së është larguar nga syri i mediave. E kjo jo krejt rastësisht. Burime të...
    Sport15 Korrik 2025
    Skuadrat kosovare të hendbollit, në të dyja konkurrencat, i kanë mësuar emrat e ekipeve kundërshtare në garat evropiane për sezonin 2025/26, në...
    Lajme15 Korrik 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinё, me 14.07.2025, rreth orës 21:20, është njoftuar nga QMF-Klinё, se njё person...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.