×
  • Lajme
  • Lajme

    I mbijetuari nga Kosova flet për tërmetin në Turqi: Ka qenë tmerr, ndërtesat rrëzoheshin para syve tanë

    FrontOnline
    08 Shkurt 2023

    Orhan Xhemajli, nga Kosova, i cili bashkë me ekipin e tij të mundjes, kishte qenë në Turqi, ka rrëfyer se si i mbijetuan tërmetit vdekjeprurës.

    Xhemajlit dhe ekipit nga Kosova, jeta u dha një shans të dytë. Ata ishin duke qëndruar në hotel në momentin kur tërmeti e goditi atë zonë me një magnitudë 7.8 ballë.

    Për fat të mirë, ajo ndërtesë nuk ishte rrëzuar.

    Ai ka treguar se si nga hoteli që po qëndronin ka parë se si pak metra më larg ndërtesat shumëkatëshe rrëzoheshin për pak sekonda para syve të tyre.

    “Në shtrat, kam qenë në katin e tretë, sportistët në katin e pestë. Epiqendra ka qenë pikërisht në atë qytet, kemi qenë në epiqendër”, tha ai në RTV Dukagjini.

    “Ka qenë tmerr, një dridhje shumë, kam mëndu që është magnituda e vogël e ndalet. Jam zgjuar prej shtratit përsëri më ka rrezuar, kam dalë në dritare të shoh, e kam pa një ndërtesë para syve të mi duke u rrënua”, ka thënë ai.

    Ai tutje ka treguar se bashkë me ekipin kanë ndihmuar sa kanë mundur njerëz që ishin dëmtuar nga tërmeti.

    Gjendja ishte shumë e rëndë edhe për shkak të motit të keq.

    “Pastaj i morëm rrobat, dolëm. Zbritëm u mblodhëm me një vend para ndërtesës që u rrënua. U dëgjuan zëra të ndryshëm, dolën njerëzit një nga një nga rrënojat”.

    “Ai thotë se sportistët e Kosovës kanë dalë nga hoteli pa panik duke ndihmuar njerëz sa kanë mundur. prindërit duhet të jenë krenarë me ta. Shumë të qetë, sjellja e tyre më ka fasionuar. Kemi ndihmuar sa kemi mundur. Ka qenë kohë me shi. Ka qenë ftohët -4 deri në -6. Rrobat na janë bërë 50 kg nga lagështia”, ka thënë ai.

    Ai ka rrëfyer edhe një moment interesant që ka mundur edhe t’i kushtonte me jetë.

    Xhemajli pas daljes nga hoteli e kishte vërejtur se e ka harruar pasaportën dhe përkundër rrezikut për një goditje të dytë nga tërmeti ishte kthyer ta marrë atë brenda hotelit.

    “E kam harru pasaportën, jam kthyer e kam marrë dhe kam rreziku. Nuk kam menduar asgjë”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po e vazhdon qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E para e shtetit, ka...
    Lajme12 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se tashmë ka filluar që të funksionojë sistemi i palës maqedonase lidhur me situatën me...
    Lajme12 Korrik 2025
    Luan Hasanaj nga nisma qytetare “Asnjë Cent Më Shumë” për “Front Online” ka deklaruar se protestat janë pezulluar përkohësisht, në pritje të...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Një grua dyshohet se ka shqetësuar ish-bashkëshortin e saj në Prishtinë, derisa sipas policisë, thuhet se ajo i ka shkuar në banesë...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Policia e Sarandës ka realizuar një aksion të pazakontë mbrëmjen e së premtes, që ka përfunduar me arrestimin e tre të rinjve....
    Lajme12 Korrik 2025
    Masa e paraburgimit ndaj 22 të dyshuarve të arrestuar në kuadër të operacionit “Qielli i thyer” është zgjatur edhe për dy muaj....
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit...
    Lajme12 Korrik 2025
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kujtuar fushatën e vitit 2007 për promovimin e Policisë së Kosovës, me moton “Njerëzit sikur ju,...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka bërë të ditur se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.