×
  • Sport
  • Sport

    FFK-ja i shpreh ngushëllime popullit turk për humbjet e jetëve nga tërmeti

    FrontOnline
    06 Shkurt 2023

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në emër të komunitetit të futbollit të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të përzemërta presidentit të Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Büyükekşi dhe tërë popullit turk për humbjet e njerëzve nga tërmeti i fuqishëm prej 7.4 shkallë Rihter, që goditi mëngjesin e sotëm Turqinë, përcjell FrontOnline.

    Nëpërmjet telegramit, i pari i FFK-së, ka shprehur solidarizimin e FFK-së dhe komunitetit të futbollit të Kosovës me popullin turk.

    “Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë komunitetit të futbollit, dëshiroj t’i përcjellë ngushëllimet tona të përzemërta popullit turk për humbjen e jetëve, shpërnguljet e familjeve dhe dëmtimet e mëdha në pronë dhe infrastrukturë. Dua të shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tonë më të thellë për familjet e pikëlluara të viktimave dhe të gjithë të prekurve nga kjo tragjedi. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju dhe qytetarët tuaj të dashur!”, thuhet ndër të tjera në telegramin drejtuar kreut të Federatës turke.

    Mbi 1 mijë e 500 persona raportohet të kenë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë lënduar./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube.  ‘Blutë e Londrës’ e...
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Sport13 Korrik 2025
    Iga Swiatek bëri histori në Wimbledon duke fituar titullin e saj të parë në këtë turne, por njëkohësisht i shkaktoi një “goditje...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.