×
  • Lajme
  • Lajme

    Parregullsi në Komunën e Gjilanit, blihen orendi gati 100 mijë euro, porositen 597 tavolina për QKMF e gjenden vetëm 285

    FrontOnline
    06 Shkurt 2023

    Komuna e Gjilanit ka paguar për 597 tavolina për nevoja të Qendrës Klinike Mjekësore Familjare “Nagip Rexhepi”, mirëpo përgjatë procedurës së regjistrimit kanë figuruar vetëm 285 copë.

    Kështu ka bërë të ditur një burim i mirëinformuar për Demokracia.com, i cili thotë se ka dyshime në Komunën e Gjilanit për porositje të orendive pa procedura tenderimi dhe, siç i përshkruajti ai, “në bazë të preferencave partiake dhe shoqërore”.

    Sipas tij, 597 tavolina i plotësojnë “nevojat e katër QKMF-ve”.

    Në një nga faturat e siguruara nga Demokracia.com të datës 24 maj 2022, ku janë porositur orendi për nevoja të komunës në vlerë totale prej 12,800 eurosh, shihet se personi përgjegjës për pranimin e faturës nuk ka pranuar ta nënshkruajë atë, në formë të shprehjes së pakënaqësisë.

    As dy muaj më vonë, Komuna e Gjilanit sërish porosit orendi në vlerë prej 14,783 eurosh, ku në mesin e tavolinave u specifikua që njëra nga to të jetë për katër persona. Specifikim tjetër interesant është edhe që tavolina të jetë e punuar nga melamina.

    Hiç më vonë se një muaj, në komunë sërish ka kërkesa për tavolina, vlera totale e të cilave shkon në 41,235 euro.

    Më 15 nëntor të 2022-ës, Komuna e Gjilanit sërish furnizohet me orendi (kryesisht tavolina), në një shumë totale prej 26,035 eurove.

    Për plotësim të nevojave të orendive në Komunën e Gjilanit vetëm përgjatë vitit të kaluar furnizimi u kushtoi 94,853 euro. Kjo komunë në vazhdimësi kontrakton nga operatori i njëjtë ekonomik “Mobelland”.

    I njëjti burim ka bërë të ditur për Demokracia.com se për shkak të “zbulimit të skandaleve” për çështjen e mungesës së tavolinave janë shkarkuar shefi i QKMF-së, Hasidin Bunjaku dhe Zejdush Tahiri.

    Sipas tij, për shkak të mos-nënshtrimit ndaj pushtetit të ri në Komunën e Gjilanit, Sabri Ibrahimi ka kaluar nga ndihmës në Administratë tek zyrtar në Financa dhe Safete Salihu nga ndihmëse në Zyrën Juridike në Zyrtare për Personel të QKMF-së.

    Demokracia.com ka kërkuar informacione nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik për shpalljen e tenderit për 597 tavolina nga ana e Komunës së Gjilanit për nevojat e QKMF-së, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë përgjigje. Demokracia.com ka bërë një navigim në platformën e KRPP-së dhe atë të Komunës së Gjilanit, mirëpo nuk ka arritur ta gjejë një tender të këtillë.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Avokati, Ardian Bajrakti, ka thënë se 6 korriku është datë e rëndësishme për procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçin,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia në Ferizaj e ka gjobitur një 21-vjeçar pasi ishte duke vozitur 70 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i lejuar...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një grua dyshohet se ka shqetësuar ish-bashkëshortin e saj në Prishtinë, derisa sipas policisë, thuhet se ajo i ka shkuar në banesë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Beogradi zyrtar ka kërcënuar me...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të shtunën ofroi mbështetje të plotë ndaj procesit të çarmatosjes së militantëve kurdë, të cilët kanë filluar...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tensionohet edhe më tej situata në Theth teksa në përplasje janë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës. Sherri ka nisur me drejtorin e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tre shtetas të Shqipërisë janë ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, për vepra të ndryshme penale. Të njëjtit, sipas Policisë së Shqipërisë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, po thotë se PDK, LDK dhe AAK janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit, ndonëse partia të cilës...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sulmi vdekjeprurës i papritur në Gaza ishte pothuajse aq tronditës sa vendndodhja e tij, shkruan CNN. Natën e së hënës, një grup...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.