×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili: Deklarata e Kurtit për Asociacionin dukej që ishte e motivuar nga seanca e Vuçiqit në Serbi

    FrontOnline
    02 Shkurt 2023

    Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se ishte habi fakti që kryeministri i vendit, Albin Kurti, foli sot në kuvend për gjashtë kushtet në lidhje me asociacionin, pasi sipas tij, nuk ishte fare temë në seancë.

    Ismaili tha se Kurti duket që ka qenë më shumë i motivuar prej faktit që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pasur seancën në Parlamentin e Serbisë për temën e Kosovës.

    “Tani a ka qenë ky një sinkronizim, apo reagim, cilido që të jetë, nuk bie që të jetë një kryeministër as në sinkronizim me Serbinë apo as t’i reagojë në atë formë”.

    “Interesante ka qenë që kryeministri Kurti ka folur për disa kushte para deputetëve shqiptarë të Kosovës, pra në një vend ku nuk është beteja. Nuk është Kuvendi i Kosovës që e ka penguar diçka në dialog kryeministrin dhe ai iu ka drejtuar atyre thua se ata kanë pasur kërkesa”, është shprehur Ismaili në Klan Kosova.

    Tutje, sipas Ismailit, përgjegjësi do të ishte sikur Kurti të thirrtë një seancë e deputetëve t’iu thoshte se ka debat me ta.

    “Përgjegjësi do të ishte sikur thërret një seancë dhe thua “shiko, kam një debat me ju”, e jo në një pozicion ku ti i ke pesë minuta që flet e të tjerët s’kanë të drejtë të flasin. Pra, kjo s’është as transparente e as koncepti i kuvendit në atë formë s’është t’i japësh llogari si qeveri”.

    “Në realitet, presioni i ka ardhur nga kuvendi, por nga pozicioni që Kurti ka pasur me bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur Ismaili.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në dokumentet gjyqësore se vaksina e saj kundër Covid-19 mund të shkaktojë një efekt anësor,...
    Kronika05 Maj 2024
    Është arrestuar i dyshuari që tentoi ta djegë shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në QKUK. Në raport thuhet se dëshimitari ka deklaruar se e ka gjetur...
    Të tjera
    Lifestyle05 Maj 2024
    Të dyja janë gjendje kërcënuese për jetën, por sa më herët që i njohim shenjat e sulmit në zemër ose në tru,...
    Lajme05 Maj 2024
    Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në Kosovë. Ai ka hyrë në fuqi në mars të...
    Sport05 Maj 2024
    Boksieri Robin Krasniqi ka reaguar pas fitores së madhe ndaj portugezit Jorge Silva, duke e mposhtur me vendim të gjyqtarëve pas 10...
    Front TV05 Maj 2024
    Përpjekjet e pushtetit për ta kaluar Kodin Civil nuk do të jenë edhe të lehta, pasi kundërshtitë që do të hasë Qeveria...
    Sport05 Maj 2024
    Ka vdekur ish-baskebollsti i NBA, Darius Morris. Morris vdiq në moshën 33-vjeçare. Ai luajti në Michigan përpara se të ishte pjesë e...
    Vip05 Maj 2024
    Romeo është finalisti i parë i edicionit të tretëe të Big Brother Albania VIP 3. Atij iu komunikua që ishte i eliminuari...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.