×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Ligjin për vlerësimin e pronave do ta ndryshojmë në vitin 2024

    FrontOnline
    01 Shkurt 2023

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ligji për vlerësimin e pronave nuk mund të ndërrohet këtë vit.

    Ai në Debat Plus, ka thënë se ky ligj do të ndërrohet në vitin 2024 ose më tutje.

    Sipas tij ligji për vlerësimin e pronave daton nga viti 2018.

    Ligji në fuqi cakton një prag prej 0.15% që do të thotë se komunat nuk mund ta ulin këtë prag.

    Murati theksoi se me ligjin e ri do ta mundësojnë që kjo për qindje të ulet.

    “Shkallët tatimore caktohen prej komunave, dhe ligji që është në fuqi e ka caktu edhe një prag që thotë 0.15% më poshtë nuk mund të shkojmë. Ne për ta mundësu shkallën më të ulët do ta ndryshojmë ligjin mirëpo këtë mund ta bëjmë nga viti 2024 e tutje”, ka thënë ai.

    Tutje ai ka thënë se ka raste ku pronat nuk janë vlerësuar si duhet dhe se pronarët mund të shtrojnë ankesa nëse kanë prova për një gjë të tillë.

    “Nuk është problemi pse Ministria e Financave ka bërë një detyrë që i takon me ligj dhe ka bërë vlerëism të drejtë të pronave ka raste që mund të jetë i mbivlerësuar, sepse kanë marrë mesatare të lagjes dhe ndokujt nuk i përshtatet vlera, këto raste mund të ankohen”, ka thënë ai.

    “Vlerësimi i saktë duhet ta kërkojmë të gjithë, atë të vlerës, sepse është e rëndësishme për ta kuptuar vlerën, dhe për sektorin financiar… por edhe është mirë të dihet për cështje të trashëgimisë apo për bashkim të pronave për çështje biznesore”, ka vijuar ai.

    Murati ka thënë se i ka propozuar komunave të futet një klauzolë në ligjin e ri që do të mundësonte zbritjen deri në 100 euro në të gjitha faturat e vlerësimit të pronave.

    “Për faturat që janë gjeneru propozimi ynë ka qenë se meqenëse ka gjendje të rënduar, mund të jenë të renduar nga një vlerësim të pronës së tyre, kemi thënë që le të fusim një klauzolë në ligjin e ri që i mundësohet komunave që t’i zbresin 100 euro të gjitha faturat, kush e ka faturën 25 euro i zbriten të gjitha, kush e ka 180 i zbriten 100”, ka thënë ai.

    Ligji i ri për vlerësimin e pronave është kundërshtuar nga partitë opozitare për shkak të rritjes për 100 e më shumë për qind./dukagjini

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Në një ceremoni solemne të mbajtur të premten, është diplomuar gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës. Plot 279 kadetë kanë përmbyllur...
    Lajme11 Korrik 2025
    Aktori dhe skenaristi Naser Rafuna ka reaguar publikisht ndaj Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), duke e akuzuar për padrejtësi dhe mungesë transparence...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, është nisur drejt Dubrovnikut për të marrë pjesë në...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend. Gjatë fjalës së tij, ai...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.