×
  • Lajme
  • Lajme

    Edita Tahiri: Qeveria Kurti nuk po merret fare me Asociacionin sepse e ka bërë kauzë

    FrontOnline
    01 Shkurt 2023

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se nuk e ka lexuar draft statutin për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të publikuar nga organizata gjermane FES, Friedrich-Ebert-Stiftung, pasi sipas saj, problemi kryesor aktualisht lidhet me Qeverinë.

    Ish-kryenegociatore e Kosovës në bisedimet me Serbinë u shpreh se qeveria Kurti, duke qenë se e ka bërë kauzë Asociacionin, “tashmë nuk merret fare me këtë çështje.”

    Siç u shpreh Tahiri, të gjithë në Kosovë po presin tashmë që qeveria dhe vetë Albin Kurti të flasë.

    “Nuk e kam shikuar. Jam marrë me këtë proces në kohën e Brukselit kur isha negociatore. Kemi një problem politik në Kosovë që lidhet me qeverinë e Kosovës e cila, duke qenë se e ka bërë kauzë këtë temë, e ka kundërshtuar, i ka premtuar elektoratit që nuk do ta pranojë dhe tani nuk merret fare. Debati tashmë ka mbetur te zërat dhe të ata që nuk kanë mandat. Mandati i Asociacionin si detyrim ndërkombëtar është i qeverisë. Të gjithë po presim që të flasë,” u shpreh Edita Tahiri, shkruan a2cnn.

    Po ashtu, sipas ish-kryenegociatores në bisedimet me Serbinë qeveria e Kosovës po “luan” aktualisht në mbrojtje dhe siç u shpreh ajo, në negociata kur qëndron në mbrojtje, je humbës.

    “Nuk e dëgjuam fare qeverinë të merrej me planin franko-gjerman që ka mungesë të njohjes reciproke sepse është e kurthuar nga kjo temë e Asociacionit. Nuk po mund ta shtyjë përpara këtë plan. Njohja reciproke është marrëveshja finale që pritet.”

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.