×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takohet me kongresistin Torres në ShBA, e fton për vizitë në Kosovë

    FrontOnline
    31 Janar 2023

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në ShBA është takuar me kongresistin amerikan Ritchie Torres.

    Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kongresistit i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës, si dhe e ka ftuar atë për vizitë në Kosovë.

    Nder i veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin z. Ritchie Torres, të cilit i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ShBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha periudhat. Në takim shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit strategjik në mes të dy vendeve në të gjitha sferat, atë të sigurisë, politikës së jashtme dhe shkëmbimit ekonomik. Po ashtu, ftova Kongresmenin Torres për vizitë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Sipas Haradinajt, aleanca e Kosovës me Amerikën është jetike dhe duhet të trajtohet si e tillë.

    “Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë, të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme në situatat me të cilat ballafaqohet”, ka shtuar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, ka kritikuar bllokimin e punës së Kuvendit, duke e quajtur situatën një pengmarrje politike, raporton Ekonomia Online....
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputeti i LDK’së Anton Quni në seancën e sotme tha se për Kosovën krijimi i unitetit nuk është utopi por domosdoshmëri. “Për...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj, e dha emrin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti kur u kërkua propozimi i kësaj partie për...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ndaj bllokimit të xhirollogarive bankare të disa komunave, përfshirë Ferizajin, Lipjanin dhe të tjera,...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga homologu i saj letonez Edgars Rinkevics. Ajo u shpreh se miqësia mes dy...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, tha sot se partia e parë ka dhënë opsione për të dalë nga kriza institucionale, por sipas...
    Lajme15 Korrik 2025
    Njëri prej figurave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu sot mbush 65 vite jetë, megjithatë ndryshe nga gëzimet e zakonshme, kjo...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk pret ndryshime as sot në seancën e 47-të konstituive. Megjithatë, para mediave,...
    Lajme15 Korrik 2025
    Shukri Buja ka reaguar me kundërshtim të hapur vendimin e djeshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili në rigjykim la fajtor...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.