×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilan: Djali 27 vjeçar ushtron dhunë ndaj prindërve, i kërcënon me vrasje

    FrontOnline
    30 Janar 2023

    Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë i rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Mehmet Devaja’ në Gjilan, ku një çift e kanë denoncuar djalin e tyre për dhunë në familje.

    Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se prindërit që janë në hall me të birin kanë vendosur ta raportojnë rastin në Polici, ku të shqetësuar skajshmërisht kanë rrëfyer për dhunën fizike dhe psikike nga i biri 27 vjeçar, raporton Sinjali.

    Deklarata e tyre është kuptuar se djali fillimisht kishte ushtruar dhunë ndaj tyre e më pas i ka kërcënuar me thikë se do t’i vras. Përballë kësaj situate, viktimat kanë kërkuar ndihmën e Policisë, para se të ndodhë diçka më e keqe.

    Si rezultat i këtij denoncimi, Policia ka arrestuar dhe shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit për veprën me të cilën ngarkohet. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit dhe është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Bruksel, 11 korrik 2025 — Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim kortezie Ambasadorin e Shteteve...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës Liridona Ademaj, ka folur lidhur me zhvillimet më të fundit në procesin gjyqësor ndaj Naim Murselit,...
    Lajme11 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e zëvendëskryeministret, Donika Gërvalla dhe Emilja Rexhepi, kanë marrë pjesë në shënimin e 30-vjetorit të gjenocidit në...
    Të tjera
    Sport11 Korrik 2025
    Trepça ’89 ishte skuadra e parë nga Kosova që u paraqit në kualifikimet evropiane, që nga pranimi i FFK-së në institucionin më...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Një masë drastike është paralajmëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Ilir Proda, i cili tha se nëse...
    Lajme11 Korrik 2025
    Bunkeri në lagjen Ulpianë të Prishtinës po merr një pamje të re. I njëjti po rinovohet për t’u kthyer në një Qendër...
    Vip11 Korrik 2025
    “Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat që mund...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zotëri i parë, Prindon Sadriu, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, edhe pse kanë kaluar 30 vite nga gjenocidi në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masa për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet, për shkak të numrit të madh të tyre pa leje...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.