×
  • Lajme
  • Lajme

    “Për shmangien e zgjedhjeve të parakohshme duhet të dëgjohen ndërkombëtarët”

    FrontOnline
    29 Janar 2023

    Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur ditëve të fundit si shkak i mosarritjes së marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë. Analistët theksojnë bashkëpunimin që duhet ta ketë Kosova me akterët ndërkombëtarë.

    Analisti politik, Shemsi Jashari në një përgjigje për Ekonomia Online theksoi se SHBA dhe BE-ja e kanë në plan të shtyjnë përpara agjendën për marrëveshjen finale duke dërguar ndërmjetësues në Kosovë.

    “E kemi paralajmërimin edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të dërguarit e tyre dhe të BE-së të vijnë në Kosovë javën që vjen dhe kjo tregon që kjo agjendë do të shtyhet përpara”, tha Jashari.
    Sa i përket opozitës, Jashari vlerëson se opozita ka marrë vetëbesim kohëve të fundit pas veprimeve të Qeverisë.

    “Të gjitha këto telashe që i kemi dhe duket se opozita ka marrë pak a shumë vetëbesim nga kjo dhe një dështim eventual në procesin e dialogut, e që është ndoshta momenti kyç që mund ta rrëzojë këtë Qeveri, e gjejnë vetën të përgatitur për t’i hyrë një garë në zgjedhjet nacionale”, tha Jashari, njohës i çështjeve politike.

    Ai theksoi se ajo se çfarë nuk i duhet Kosovës është status quo-ja dhe përmendi dy vendimet që janë në dëm të Kosovës.

    “Ajo çka nuk i duhet Kosovës është status quo-ja…, vetëm javën e fundit kemi dy vendime të cilat Kosovën e dëmtojnë, siç ishte edhe përjashtimi prej një komisioni në Këshillin e Evropës atje, mandej tërheqja e njohjes prej një shteti”, potencoi Jashari.

    Ndërkaq Fidan Ukaj për Ekonomia Online foli për planin franko-gjerman ku tha se nëse ky plan është i garantuar nga SHBA ne duhet të bashkudhëtojmë me ta.

    “Përderisa garantuesit e këtij plani janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne duhet të bashkudhëtojmë me ta dhe besojmë në garancitë e saj”, tha Ukaj.

    Ai gjithashtu tha se roli i opozitës është që gjithmonë të jetë e gatshme për zgjedhje.

    “Roli i opozitës është që gjithmonë të jetë e gatshme për zgjedhje të ardhshme”, theksoi Ukaj.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”....
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Jose Mourinho ka zbuluar tri skuadrat, të cilat sipas tij kanë më shumë shanse që të fitojnë trofeun në finalen e madhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Të premten u promovua revista “An Innovation” e studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se mbështet dhe inkurajon gazetarët. “Lajmet e rreme minojnë demokracinë...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot në...
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për dhunimin e dy të miturave. E.G...
    Lajme03 Maj 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.