×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Në shtëpinë tonë armë ka pasur qysh nga viti ’91, rezistencën e filloi Ramushi

    FrontOnline
    28 Janar 2023

    Përpjekjet për rezistencë ndaj okupatorëve, familja Haradinaj i kishte nisur shumë kohë më parë, ndërsa për këtë të kohës së fundit ka folur njëri nga luftëtarët e shumtë të kësaj familje.

    Në emisionin “n’Demos”, Daut Haradinaj ka deklaruar se ishte vëllai tij, Ramushi ai që e nisi rezistencën kundër regjimit.

    “Është krejtësisht e qartë se ka pasur përpjekje prej Ramushit, ai ka qenë në vitet 88’-89’ në ushtrinë e Jugosllavisë, dhe si ushtar i zoti në atë kohë ka marr gradën e togerit, po masi doli prej burgut pat një persekutim direkt të Serbisë, pat një konfrotim fizik në Deçan, dhe u detyru të emigrojë nga Kosova. Pas torturës së madhe që i bënë pas arrestimit, jem detyru, si fëmijë e mbaj mend natën kur e patën largu prej Kosove, dhe pastaj Ramushi ka ardhur në Kosovë por jo në forma të rregullta, dhe më pas ka fillu angazhimi i Luanit, por saktësisht në shtëpinë tonë armë ka pasur prej 91’-92’, nuk kanë qenë armë private, por armë me i rezistu Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ish-komandanti i UÇK-së, ka treguar edhe kohën se kur UÇK filloi të dal në skenë me këtë emër.

    “Gjatë viteve ’91-’92 ka pasur grupe të caktuara që kanë shkuar në Shqipëri, për stërvitje, janë shku për armatim, ka pasur përpjekje parale për krijimin e një force paralele për rezistencë, por jo UÇK, pra termi UÇK ka dalur në opinionin publik në vitin ’93. E para vitit ’93, ka pasur aksione të armatosura nëpër stacione të Policisë në rajonin tonë, psh është sulmuar Irzniqi edhe në ’91, ’92, ’93 e kështu me radhë. Në Jabllanicë ka pasur celula të armatosura, të tilla ka pasur edhe tek Reka e Keqe”, është shprehur ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.