×
  • Ekonomi
  • Bujqësi

    Gështenja, e subvencionuar nga Ministria e Bujqësisë

    FrontOnline
    08 Janar 2023

    Në komunën e Deçanit fermerët kanë nisur të mbjellin fidanët e parë të gështenjës të subvencionuara nga Ministria e Bujqësisë. Ata mendojnë që me mbjelljen e tyre do të rritet prodhimi i gështenjës vendore e cila del në treg.

    Ministria e Bujqësisë këtë vit për herë të parë filloi subvencionimin e fidanëve të gështenjës. Këtë e ka mirëpritur fermeri, Beqir Mehmetaj nga Isniqi, i cili viteve të fundit e ka ngritur fidanishten e tij por, që pas kësaj përkrahje ai mendon që të rrisë kapacitetin e prodhimit.

    “E kemi pritur dhe është e mirëseardhur për ne kultivuesit që merremi me kultivimin e gështenjës. Interesimi është i mirë dhe po shihet dita ditës se do të ngritën plantacionet e fidanëve me gështenja”, tha Mehmetaj.

    Edhe Bajram Dervishaj agronom nga Deçani thotë se fermerët si Mehmetaj e meritojnë përkrahjen e institucioneve tona, sidomos kur bëhet fjalë për gështenjën,RTK.

    “Është kujdesur për ujitjen, është kujdesur për heqjen e barojave çka është problemi kryesor te fidanët. Mirëpo, shijen dhe cilësinë e frytit vendor të Dukagjinit është e rrallë ta ketë ndonjë vend tjetër si vlerë ushqyese”, tha ai.

    Mehmetaj thotë se aktualisht është kohë shumë e përshtatshme për mbjelljen e kultivarëve të gështenjës meqë temperaturat janë shumë të përshtatshme për një gjë të tillë.

    Ndryshe, Mehmetaj është një ndër kultivuesit më të mëdhenj të fidanëve të gështenjës në Kosovë, kësaj peme arrore e cila rritet kryesisht në përmendim të Kosovës në lartësi mbidetare deri në 950 metra.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Korrik 2025
    Bitcoin ka arritur një rekord të ri historik, duke tejkaluar 112,000 dollarë. Bëhet e ditur se Bitcoin është rritur me afërsisht 20%...
    Ekonomi10 Korrik 2025
    Tashmë janë bërë mbi dy vite që prej kur Kosova u vu nën sanksione nga ana e Bashkimit Evropian. Ato që nga...
    Ekonomi10 Korrik 2025
    Administrata Tashmë e Kosovës ka mbajtur sot konferencën për mediat ku aktivitetet e arritura dhe kryesore për periudhën janar-qershor 2025. Drejtoria e...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e zëvendëskryeministret, Donika Gërvalla dhe Emilja Rexhepi, kanë marrë pjesë në shënimin e 30-vjetorit të gjenocidit në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se kandidimi i...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka mbërritur në San Antonio të Teksasit. Ai zbriti nga avioni Air Force One me bashkëshorten e...
    Vip11 Korrik 2025
    Një nga figurat më të komentuara të Big Brother VIP Kosova ka surprizuar ndjekësit me një postim nostalgjik në InstaStory. Bëhet fjalë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, sot njësitet policore të Ferizajt kanë realizuar një aksion në terren,...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në Seancën e 45-të të Kuvendit të Kosovës, që ka dështuar edhe këtë herë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.