×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarja e rëndë në Prizren, 38-vjeçarja kryen vetëvrasje

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Të premten e 1 nëntorit, në fshatin Kushnin të Prizrenit një grua është gjetur e varur në kulmin e shtëpisë së saj. Ngjarja e rëndë është raportuar në polici nga vjehrra e së ndjerës, e cila edhe e kishte hequr trupin e pajetë nga litari.

    Mëngjesin e së premtes, një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kushnin të Prizrenit. Një 38-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u varur në litar.

    Këtë rast e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka dhënë më shumë detaje se si ka ndodhur ngjarja.

    “Me datë 01.11.2019 rreth orës 11:30 jemi informuar për vetëvrasje që ka ndodhur në fshatin Kushnin- Prizren. Trupi i pajetë i një gruaje Kosovare/Shqiptare u gjet në kulmin e shtëpisë së viktimës, nga vjehrra (dëshmitare), e cila e hoqi trupin e pajetë nga litari. Në vendin e ngjarjes kanë qenë të gjitha njësit përkatëse, Hetimet Rajonale dhe ekipi mjekësor. Në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës nga ekipi mjekësor”, ka bërë të ditur Osmanollaj.

    Osmanollaj ka treguare se në konsultim me prokurorin, rasti është cilësuar si “Vetëvrasje”, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit.

    “Në konsultim me prokurorin rasti cilësohet “Vetëvrasje”. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete është dërguar  ne IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i specializuar i hetimeve Rajonale ne Prizren. Viktima është e lindur ne vitin 1981”, ka theksuar Osmanollaj.

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Korrik 2025
    Qendra për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave për pikat kufitare. Sipas kësaj qendre, më shumë se një orë e...
    Lajme23 Korrik 2025
    Kompania e afaristit nga Ferizaj, Ejup Ahmetit i cili është i afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, është zënë duke tentuar...
    Lajme23 Korrik 2025
    Arbitrar dhe i kundërligjshëm po konsiderohet veprimi i kryesuesit të seancës konstitutive, Avni Dehari për ndërprerjen e seancës së sotme. Ky i...
    Të tjera
    Lajme23 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Lipjan, me kandidat për kryetar të kësaj komune Shukri Bujën, ka kritikuar pushtetin aktual të Imri...
    Bota/Rajoni23 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Bulqizë të Shqipërisë me pasojë dy viktima. Policia bën me dije...
    Lajme23 Korrik 2025
    Ambasadori i Britanisë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar për takimin me kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi. Ai ka thënë se kanë diskutuar...
    Lajme23 Korrik 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se kanë ndaluar përkohësisht importin e derrave, produkteve, nënprodukteve dhe materialit gjenetik të derrit...
    Lajme23 Korrik 2025
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në “Këndin e Kujtesës” e ka vendosur edhe fotografinë e Shaban Manajt. “Shaban Manaj...
    Lajme23 Korrik 2025
    Këtë pasdite kanë filluar pritjet të jenë të gjata në disa prej pikave kufitare të vendit. Më së shumti pritje ka në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.