×
  • Sport
  • Sport

    Viti i suksesshëm i sportit kosovar, ku nuk munguan medaljet në Kampionatet Botërore, Evropiane e Lojërat Mesdhetare

    FrontOnline
    01 Janar 2023

    Sukseset e sportit tonë nuk munguan as në vitin 2022, ku sportistët sollën medalje nga garat e nivelit të lartë ndërkombëtar, shkruan KOK, përcjell FrontOnline.

    Edhe këtë herë u dallua sporti i xhudos, por që medalje këtë vit nga botërori, evropiani dhe Lojërat Mesdhetare solli edhe boksi.

    Komiteti Olimpik i Kosovës mori pjesë në tri gara ndërkombëtare, Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, Lojërat Mesdhetare Oran 2022 dhe EYOF Banska Bistrica 2022. Në Oran u fituan gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta, ndërsa në Pekin rezultati më i mirë ishte vendi i 15-të.

    Më postë po ju sjellim sukseset e sporteve tona.

    Xhudo

    Kampionati Botëror – Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit. Kampionia olimpike u ngjit në podiumin botëror për herë të dytë pas Tokio 2019.

    Kampionati Evropian – Në kampionatin Evropian Sofia 2022, fituan dy medalje, një të argjendtë me Laura Fazliun dhe një të bronztë me Distria Krasniqin.

    Lojërat Mesdhetare Oran 2022 – Pesë medalje të fituara, prej tyre tri të arta dhe dy të bronzta. Medaljet e arta i fituan: Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, ndërsa të bronztat: Akil Gjakova e Flaka Loxha. Krasniqi fitoi të artën edhe në Mastersin e mbajtur në dhjetor në Jerusalem të Izraelit, kurse në shkallën e dytëtë podiumit u ngjit edhe Laura Fazliu.

    Xhudo ka fituar edhe medalje tjera evropiane për të rinjtë, por edhe për senior në Grand Slame, Grand Prixe dhe turne tjerë.

    Boksi

    Kampionati Botëror – Donjeta Sadiku fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Stamboll të Turqisë. Ishte kjo medalja e parë për Federatën e Boksit të Kosovës në një Botëror për senior.

    Kampionati Evropian – Donjeta Sadiku vazhdoi shkëlqimin e saj edhe në Evropian. Ajo fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, të mbajtur në Budva të Malit të Zi.

    Lojërat Mesdhetare – Shpejtim Bajoku fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Bajoku shënoi dy fitore për të siguruar suksesin më të madh në karrierën e tij. Edhe këtu boksi fitoi medaljen e parë. Boksi pati edhe suksese tjera në Evropian për të rinj dhe turne tjerë.

    Skitaria 

    LOD Pekini 2022 – Për herë të parë dy skitarë përfaqësuan Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. Krahas Albin Tahirit, vendin tonë e përfaqësoi për herë të parë një vajzë, 17-vjeçarja Kiana Kryeziu. Tahiri shënoi rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Olimpiadën dimërore. Ai doli i 15-ti në kombinim alpin

    Karate

    Kampionati Evropian – Suksesin më të madh për senior karate e arriti në Kampionatin Evropian, ku fitoi medaljen e bronztë me Elhami Shabanin në Gaziantep të Turqisë. Karate pati edhe medalje në Kampionatin Ballkanik, si dhe Evropian për grupmosha të reja.

    Atletika

    Atletika u veçua sërish me Muhamet Ramadanin, i cili fitoi dy medalje të argjendta, njërën në Kupën Evropiane U-23 të mbajtur në Leiria të Portugalisë, ndërsa tjetrën në Kampionatin Mesdhetar U-23, të mbajtur në Pescara të Italisë. Atletika pati edhe medalje ballkanike për senior me Gresa Bakraqin, por edhe për grupmosha të reja.

    Bodybuildingu

    Sporti i bodybuildingut dhe fitnessit shënoi suksesin më të madh në Kampionatin Botëror në Santa Sussana të Spanjës, ku fituan dy medalje. Rilind Musa dhe Betim Krasniqi fituan medaljet e argjendta.

    Sporti universitar

    Sporti universitar krahas organizimit të Kupës së Botës për Universitete në hendboll, arriti të fitojë edhe dy medalje në këtë kampionat. Djemtë fituan medaljen e artë, ndërsa vajzat medaljen e bronztë. Sporti universitar fitoi edhe dy medalje të argjendta në Lojërat Universitare në karate.

    Sportet ekipore

    Sportet ekipore u dalluan më shumë për nga suksesi i klubeve se sa kombëtareve. Në futboll, FC Ballkani shkroi historinë, duke hyrë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, që ishte arritje historike për futbollin e Kosovës.

    Në hendboll, sukses shënoi kombëtarja e vajzave, e cila është një fitore larg kualifikimit në kampionatin botëror. Vajzat tona fituan ndeshjen e fazës së parë kualifikuese me Ishujt Faroe.

    Basketbolli dhe volejbolli nuk është se u veçuan me ndonjë sukses të kombëtareve ose klubeve./FrontOnline/

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.