×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia vazhdon kampanjën vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Në kuadër të kampanjës vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore, që është duke u mbajtur në Kosovë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në mbështetje të Terre des Hommes sot me datën 5 nëntor 2019, në Prishtinë, ka organizuar tryezën që për qëllim ka pasur fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke përfshirë edhe bashkësitë fetare.

    Pjesmarrës në këtë tryezë kanë qenë përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, si zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Zyra e Avokatit të Popullit, ndërsa nga bashkësitë fetare prezentë kanë qenë zyrtarë nga kryesia e Bashkësisë Islame (BIK), zyrtarë nga kisha ortodokse serbe në Kosovë, si dhe organizatat joqeveritare Terre des Hommes dhe Caritas Kosova.

    Hapja e tryezës u bë nga Policia e Kosovës, duke paraqitur trendin e trafikimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit për ta parandaluar këtë dukuri, pastaj secili nga pjesmarrësit bëri një prezantim nga këndvështrimi i institucionit që përfaqësonte, duke e vlerësuar lart organizimin e tryezës dhe nevojën e domosdoshme për bashkëpunim. Tryeza ka vazhduar me prezantim të statistikave, zhvillimin e debatit dhe nxjerrjen e rekomandimeve.

    Gjatë kësaj tryeze u parashtrua nevoja dhe gatishmëria e secilit që të fuqizojë bashkëpunimin dhe të jenë pjesmarrës aktivë në të gjitha aktivitetet, si qendrore ashtu edhe lokale, në parandalimin e kësaj dukurie si një e keqe që rrezikon vendin tonë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Policia ka bërë të ditur se ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia. Në njoftimin e...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëdhënësi për politikë të jashtme i Social Demokratëve në Gjermani (SPD), Addis Ahmetovic, ka kërkuar nga vendi i tij që ta dyfishojë...
    Të tjera
    Vip18 Korrik 2025
    Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video të prapaskenave në përgatitjen e Eglit për koncertin e saj të parë. Video...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Të paktën tre agjentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në...
    Vip18 Korrik 2025
    Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka paralajmëruar një këngë të re që do të publikohet sonte në ora 19:00. Me këtë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Bajram Gecaj, këshilltar për Çështje të Sigurisë në Komunën e Prishtinës deklaroi sot se asnjëherë më parë nuk është bërë më shumë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për punën e tij në këtë qytet për katër vjet. Në emisionin “DPT Fidani”, ai...
    Lajme18 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se të hënën do të ketë protestë para Kuvendit të Kosovës. Kjo protestë, vjen si shkak i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.