-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gratë e Srebrenicës protestojnë kundër Nobelit për Handken

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Gratë e mbijetuara nga masakra e tmerrshme e Srebrenicës, e cila ishte krimi më i rëndë gjatë luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, protestuan të martën në Sarajevë kundër Çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili njihet si përkrahës i ish-liderit famëkeq serb, Sllobodan Millosheviq.

    Vendimi i akademisë suedeze për ta zgjedhur këtë shkrimtar si fitues të çmimit prestigjioz nxiti reagime të ashpra muajin e kaluar në Ballkan dhe më gjerë për shkak të vlerësimit pozitiv që Handke ia bënte liderit të ndjerë serb, i cili ndryshe njihet si “kasapi i Ballkanit”.

    Të martën, disa gra boshnjake u bashkuan për të protestuar para ambasadës suedeze në Sarajevë, ku princesha suedeze, Viktoria, dhe bashkëshorti i saj, princi Daniel, janë duke e zhvilluar një vizitë zyrtare.

    Këto gra kanë planifikuar që të protestojnë çdo javë deri më 10 dhjetor, kur shkrimtari austriak ta pranojë Çmimin Nobel.

    Disa prej tyre e mbanin në duar fotografinë e shkrimtarit kur ai e kishte vizituar Srebrenicën, vendi ku u masakruan rreth tetë mijë djem e burra boshnjakë nga forcat serbe në korrik të vitit 1995.

    Sipas tyre, ky shkrimtar e kishte vizituar Srebrenicën më pak se një vit pas krimit të tmerrshëm. Në fotografi, ai shihet pranë një shenje komunikacioni që shënon hyrjen në qytezë.

    “Ne nuk pajtohemi që ky çmim t’i jepet dikujt që i ka përkrahur krimet dhe gjenocidin”, tha Munira Subasiq, kryetare e Shoqatës së Nënave të Viktimave të Srebrenicës.

    Në vitin 1997, Handke ishte akuzuar se i ka zvogëluar krimet serbe të luftës në librin e tij “Një Shëtitje te Lumenjtë: Drejtësi për Serbinë”, shkruan “France24”./Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Mediumi zviceran “Blick.ch” ka publikuar sot një artikull për sasinë e madhe të cigareve të kontrabanduara që futen në Zvicër. Kosova është...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Një fëmijë 10 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se pas 54 tentimeve për konstituimin e Kuvendit, është arritur një rekord...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në seancën e 54-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka debatuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje....
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, e ka ftuar PDK-në që ta propozojë një anëtar për Komisionin e...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ka dështuar edhe seanca e fundit para hyrjes në fuqi të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për ta funksionalizuar legjislaturën e...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ka nisur seanca e 54-të konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kjo do të jetë seanca e fundit përpara përfundimit të afatit të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Nismës, Arbreshë Krasniqi, ka thënë se nuk do të kenë votë për askënd tjetër për kryetar kuvendi, përveç Fatmir Limajt....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.