×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Atentati ndaj prokurorit, arrestohet nipi i deputetit shqiptar

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Redjan Rraja, 34 vjec, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, i identifikuar nga gjurmët e ADN-së të mbetura në makinën e dyshuar të autorëve për atentatin në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua mbi makinën ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja dhe dy të tjerë, është arrestuar nga policia si i dyshuar për ngjarjen, raporton News24.

    Gjatë deklaratës së tij në Polici, mësohet se Rraja nuk ka pranuar asnjë përfshirje në atentatin e ndodhur të premten në orën 16:30, ku u plagosën shoferi i prokurorit Andi Maloku, prokurori dhe personi tjeter i identifikuar me nje nga emrat e tij, Landi Muharremi, qe sipas policise eshte person me precedente penale.

    Rrahman Rraja
    Rrahman Rraja

    Emri i Redjan Rrajas, doli në deshmine e Xhisiela Malokut e cila tha se ai ne bashkepunim me Rexhepin e Ramazanin e kane nxjerre me forca nga komisariati.

    Pyetje: Kush të njoftoi që të paraqiteshe në Stacionin e Policisë në orën 20:00 të datës 21.07.2018, dhe të jepje deklarim?

    Përgjigje: Rreth orës 20:00 ka ardhur tek banesa ime në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja, dhe më kanë marre me zorrë duke më thënë na hape punë për çfarë ke shkruar përsëri në komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë, dhe na ke kallëzuar , unë i mohova dhe i thash që nuk kam qenë në polici, Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma dhe më futi në makinën e tij, dhe më thoshte që do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim me vendosi në barkë pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Një burrë ka raportuar në polici, se derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij, dy persona të maskuar kanë hyrë dhe...
    Lajme18 Korrik 2025
    Ministria e Financave e cila drejtohet nga Hekuran Murati ka shpërblyer me tender kompaninë e cila ka ofruar me çmim më të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e enjte në Gjilan. Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, rreth...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Në skenën politike të Kosovës ka hyrë një subjekt i ri konservator me emrin “Forca e Re Kombëtare”, i iniciuar nga ish-ministri...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Shqipëri deri të enjten janë raportuar 18 vatra zjarri,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje ka folur për disa kërcënime të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me takimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që po i mban gjatë një seminari në Greqi....
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se AAK-ja nuk do ta mbështesë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Vetëm një ditë pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka ndërmarrë një hap të veçantë dhe të pazakontë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.