×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Daçiq: Edhe katër-pesë tërheqje të njohjeve të Kosovës deri në fund të vitit

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka pretenduar se deri në fund të vitit “katër deri pesë shtete në botë do të tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës”.

    Duke reaguar në deklaratën e emisarit amerikan Matthew Palmer për rrezikun që Serbia mund të ballafaqohet me sanksione për shkak të blerjes së armatimit rus, ministri serb ka deklaruar për televizionin serb “Happy” se nuk ka bazë për futjen e sanksioneve sepse, siç ka pretenduar, “ne nuk jemi budallenj dhe e dimë se çfarë kemi të lejuar”.

    Duke komentuar pretendimet se është në kontakt me liderin e Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (LQL) Sergej Trifunoviq dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën, Daçiq ka pretenduar se esenca e këtyre akuzave është “që të thyhet rezistenca serbe kur është fjala për Kosovën”.

    “Kjo është temë e parëndësishme. Kush është ai Sergej Trifunoviq që unë t’i arsyetohem atij? Është e qartë se plani është që gjithë ky front të drejtohet kah ajo që të thyhet rezistenca jonë kur është fjala për Kosovën. Ata po punojnë kundër Vuçiqit e jo kundër meje”, ka pretenduar Daçiq.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz minimizoi sot rëndësinë e dështimit të Bundestagut për të zgjedhur tre gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Federale, ndërsa mbuloi...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë në shtetin amerikan të Kentucky-t. Guverantori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha se është...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një avion është rrëzuar në Aeroportin e Londrës. Policia e Essex tha për BBC-në se u njoftua për një aeroplan 12 metra lart...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.