×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK: Nga janari 32 policë të arrestuar

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Nga IPK-ja janë ngritur 41 kallëzime penale pranë prokurorive kompetente për zyrtarë policorë, teksa sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, rreth 150 zyrtarëve policorë në Kosovë u është ndërprerë kontrata e punës gjatë kësaj periudhe. Edhe pse janë të thirrur që ta mbrojnë ligjin, një numër i madh i zyrtarëve policorë janë të përfshirë në vepra penale.

    Në nëntëmujorin e parë të vitit 2019 në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) janë dërguar gjithsej 1030 ankesa për zyrtarët policorë në Kosovë. Prej këtyre ankesave 651 janë dërguar në Departamentin e Hetimeve, në Inspektorat.

    “Inspektorati Policor i Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2019 ka pranuar gjithsej 1030 lëndë/ankesa, të cilat janë pranuar përmes mënyrave të ndryshme në IPK. Nga numri total prej 1030 lëndëve/ankesave, 679 ankesa janë dërguar në Policinë e Kosovës për hetim disiplinor, ndërsa 351 ankesa janë proceduar në Departamentin e Hetimeve në IPK”, ka bërë të ditur për “Zërin” Zyra për Informim e IPK-së.

    Në të njëjtën periudhë kohore me autorizim të Prokurorisë, sipas IPK-së, janë arrestuar 32 zyrtarë policorë, teksa është rekomanduar suspendimi i 57 zyrtarëve të tjerë. “Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht Departamenti i Hetimeve, me autorizim të Prokurorisë, në periudhën janar – shtator 2019 ka arrestuar tridhjetë e dy (32) zyrtarë policorë dhe një (1) staf civil, kurse ka rekomanduar suspendimin e pesëdhjetë e shtatë (57) zyrtarëve policorë dhe dy zyrtarëve të stafit civil të PK-së. Sa u përket zyrtarëve policorë të transferuar, janë tetë”, thuhet më tutje në përgjigjen e IPK-së.

    Për sa i përket ngritjes së kallëzimeve penale, gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti janë ngritur 41 kallëzime penale, si dhe 141 raporte informuese janë përcjellë në Prokurori. “Duke pasur parasysh rastet e pranuara në IPK gjatë këtij nëntëmujori, hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë ngritur 41 kallëzime penale pranë prokurorive kompetente, 9 raporte të veçanta, si dhe 141 raporte informuese, që janë përcjellë në Prokurori”, potencohet në përgjigjen e IPK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në Shtime dega e tyre përfshinë 50% gra në listë. “Në qytetin e Shtimes, me...
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u arrestua të shtunën në Kosovë. Kjo pasi ai gjatë një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një grua 82-vjeçare vdiq në Fondi (Latina) pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. Gruaja, banore e Romës u shtri në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve sot në Gjakovë, duke thënë se “humbja e jetës në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë...
    Sport21 Korrik 2025
    Pavarësisht përparimeve në popullaritetin dhe të ardhurat që po gjeneron futbolli i femrave, hendeku financiar mes futbollisteve dhe futbollistëve vazhdon të jetë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.