×
  • Lajme
  • Lajme

    E pranojnë në Serbi: Blerja e armëve ruse do të na sjellë sanksione amerikane

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Blerja e armëve raketore nga Rusia mund t’i sjellë sanksione amerikane Serbisë.

    I dërguari i Posaçëm i Amerikës për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer, gjatë qëndrimit në Shkup e kërcënoi Serbinë me sanksione speciale në rast se shteti që nuk do anëtarësim në NATO blen pajisje ushtarake nga Rusia.

    Mirëpo ka shumë gjasë që Palmer këtë qëndrim ta ketë përmendur edhe të hënën kur qëndroi në Beograd, por nuk e përmendi në konferencën e përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Ky i fundit kishte vlerësuar se sanksionet do të ishin padrejtësi e madhe, shkruan lajmi.net.

    Në anën tjëtër, drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliq, thotë se kjo gjë mund edhe të ndodhë.

    Miliq ka shpjeguar se çfarë sanksione mund të presin Serbia nëse blinte armë nga Rusia.

    “Kongresi amerikan miratoi një ligj të quajtur “Luftimi i armiqve të SHBA përmes sanksioneve”, për shkak të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e SHBA-së, por kryesisht për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë. Këto janë sanksione sektoriale, më së shpeshti një bllokadë fondesh, një ndalim i blerjeve dhe të ngjashme gjërat…Ato nuk janë sanksione të llojit të imponuar Serbisë siç ndodhi në vitet 1990 nga Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së “, sqaroi Miliq në “TvO2”

    Miliq ka shtuar se as Departamenti i Shtetit dhe as Shtëpia e Bardhë nuk mund të ndikojnë në të, dhe se nuk ka rëndësi që Serbia të jetë një shtet neutral-ushtarak.

    “Serbia do të binte nën sanksione e nën automatizëm nëse përfundimisht do të blinte armë. Kjo nuk është asgjë personale apo direkt e lidhur me Serbinë sepse nuk është një ligj i miratuar nga Kongresi dhe Departamenti i Shtetit dhe në këtë mënyrë Shtëpia e Bardhë nuk mund ta ndryshojë atë ligj. Në Amerikë, është ligj dhe ky ligj nuk është asgjë personale”, theksoi Miliq.

    Miliq thotë se vetëm sektorë të caktuar do të sanksionoheshin nga Amerika nëse do të blinte Serbia armë nga Rusia.

    “Sanksionet do të binin vetëm në ato pjesë që kishin të bënin me blerjen, pjesë të ministrive ose individëve”, theksoi Miliq./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër...
    Lajme14 Korrik 2025
    Universiteti i Prishtinës ka publikuar rezultatet preliminare të provimeve pranuese për afatin e parë të studimeve bachelor të cilat janë mbajtur javën...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka hedhur si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik sa i përket projektit A3. OSHP ia...
    Të tjera
    Vip14 Korrik 2025
    Duket se nga jeta private e ish-banores së “BBVK”-së, Brikenda, kemi risi. Me anë të një “Instastory” na la të kuptojmë që...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në Gjykatën e Hagës po zhvillohet seanca gjyqësore rreth Aktgjykimit të Apelit ndaj Pjetër Shalës. Shala, nuk mori pjesë fizikisht në seancën...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka dalë hapur në përkrahje të kthimit të rekrutimit të detyrueshëm ushtarak, një sistem që ishte pezulluar...
    Lajme14 Korrik 2025
    Malet në Tugjec të Kamenicës janë përfshirë nga zjarri. Fotografi Arian Mavriqi ka publikuar fotografi ku shihet zjarri.    
    Lajme14 Korrik 2025
    Pas një periudhe të gjatë me inflacion të lartë dhe rënie të fuqisë blerëse, punonjësit në Zvicër pritet të përjetojnë një rritje...
    Lajme14 Korrik 2025
    Besim Kelmend, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.