×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Përleshja me armë mes nxënësve në Mitrovicë, flet drejtori i shkollës

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Një përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

    Rasti ka ndodhur brenda hapsirave të shkollës fillore “Musa Hoti”.

    Drejtori i kësaj shkolle, Skender Avdiu ka thënë për Gazetën Sinjali se ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit dhe se nxënësit që janë përleshur kanë qenë të një shkolle tjetër.

    “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 e 10 minuta në mëngjes, nxënësit kanë qenë duke hy në shkollë, dhe nxënësit tjerë kane qenë duke shkuar rrugës për në gjimnaz. Njëri prej tyre ka shtënë me armë në ajër. Policia ka qenë shumë afër, jashtë oborrit të shkollës dhe kanë ndërhy menjëherë”, ka deklaruar Avdiu për Gazetën Sinjali.

    Gazeta Sinjali ka marr vesh nga burimet në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës se në përleshjen e sotme mes dy grupeve të nxënesve të mitur është përdorur arma e zjarrit.

    I pyetur rreth informacioneve që posedon Gazeta Sinjali, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës e ka konfirmuar përdorimin e armës.

    “Ende detaje të plota të kësaj ngjarje nuk i kam, por që është zgjeruar numri i të dyshuarve për përfshirje në këtë rast. Janë intervistuar edhe disa persona të tjerë, përveç atyre katërve të arrestuarve më herët. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, që dyshohet se është përdorur nga arma e zjarrit, ndërsa ende nuk edhe gjetur arma.”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti/Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Në një ceremoni solemne të mbajtur të premten, është diplomuar gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës. Plot 279 kadetë kanë përmbyllur...
    Lajme11 Korrik 2025
    Aktori dhe skenaristi Naser Rafuna ka reaguar publikisht ndaj Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), duke e akuzuar për padrejtësi dhe mungesë transparence...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, është nisur drejt Dubrovnikut për të marrë pjesë në...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend. Gjatë fjalës së tij, ai...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.