×
  • Kronika
  • Kronika

    Përleshja e nxënësve në Mitrovicë: Gjendet një gëzhojë plumbi, policia në kërkim të armës

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Katër gjimnazistë janë përleshur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë. Arsye e përleshjes po del të jetë një zënkë e çastit e cila ka çuar deri në sherrin fizik mes të miturve.

    Të hënën e kanë nisur me sherr në mes vete katër nxënës të gjimnazit të Mitrovicës. Para se të shkonin në shkollë, si pasojë e një zënke të çastit ata i kanë çëruar hesapet me grushte.

    Nga kjo përleshje, njëri nga katër të përfshirët ka marrë lëndime trupore, por njëjtë si bashkëmoshatarët e tij, është intervistuar nga ana e policisë.

    Madje, në rrugën ku janë përleshur është gjetur edhe një gëzhojë plumbi. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka treguar për Gazetën Express se policia është në kërkim të armës e cila dyshohet të jetë përdorur.

    Zahiti ka bërë të ditur se lëndimet që i ka pësuar njëri nga të miturit, nuk kanë ardhur nga përdorimi i armës.

    “Policia është në kërkim të armës së zjarrit e cila dyshohet se është përdorur, për shkak se është gjetur një gëzhojë e plumbit në vendngjarje. I mituri që është lënduar, nuk i ka lëndimet nga arma”, ka thënë Zahiti.

    Ai ka bërë të ditur se përleshja ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Mitrovicë.

    Po ashtu, Zahiti ka theksuar se të miturit janë intervistuar, ndërkaq do të intervistohen edhe persona të tjerë, qoftë të dyshuar apo dëshmitarë.

    “Duket se ka qenë zënkë e çastit, pasi nuk është raportuar për ndonjë problem që i paraprinë përleshjes”, ka theksuar Zahiti.

    Ndërkaq, medie mëson se të miturit të cilët janë përleshur janë nxënës të gjimnazit, e pas përleshjes kanë hyrë në shkollën që gjendet afër rrugës ku ka ndodhur përleshja./Front Online/

    Nga Rubrika
    Kronika11 Korrik 2025
    Është caktuar varrimi i të riut nga Podujeva, që ndërroi jetë në aksidentin e djeshëm në Sekiraçë. Benjamin Hasani do të varroset...
    Kronika11 Korrik 2025
    Ka ndërruar jetë ish-Eprori i UÇK-së dhe i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, nga fshati Krajkovë i Komunës së Drenasit, Ajet Elshani. Lajmin...
    Kronika11 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, ku një person u hodh...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.