×
  • Lajme
  • Lajme

    Makolli: Kemi kaluar pragun, por votat nga Serbia na rrezikojnë

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Anëtarë të koalicionit Nisma – AKR kanë thënë për gazetën se nëse në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit hyjnë edhe votat e ardhura nga Serbia, atëherë ata rrezikohen edhe më shumë që të mos e kalojnë pragun zgjedhor. Sipas tyre, nëse nuk numërohen këto vota ata do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

    Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë për “Zërin” se votat e ardhura nga Serbia e rrezikojnë koalicionin Nisma – AKR. Sipas tij, nga të dhënat që kanë deri tani, ata e kanë kaluar pragun, por që votat nga Serbia mund ta ndryshojnë rezultatin.

    “Ne nga KQZ-ja zyrtarisht nuk e kemi të konfirmuar, por ne kemi informata nga njerëzit tanë, në qoftë se largohen votat e ardhura nga Serbia, pasi neve na merr mendja se janë jashtë rregullave juridike, atëherë ne jemi brenda sigurisht. Por me këto vota serbe ne jemi shumë në rrezik. Kemi disa informacione që jemi brenda, por jemi shumë të rrezikuar. Pa votat serbe ne jemi brenda diku për 100 vota. Me votat serbe ne jemi ndoshta nën prag”, ka thënë ai.

    Makolli ka theksuar se janë duke shpresuar që gjykata do të vendosë që votat e ardhura nga Serbia të mos numërohen. Sipas tij, në rast se ata e kalojnë pragun AKR-ja do të ketë dy ulëse në Kuvend, ndërsa Nisma 4.

    “Ne kemi bërë kërkesë, sepse ato kanë ardhur me vonesë dhe është e mundur që janë mbushur nga një dorë ose dy-tri duar, sepse e dimë se çfarë mund të përgatisin ata. Ka shumë predispozita që ato mund të eliminohen. Po shpresojmë që gjykata do të vendosë që ato të largohen”, ka theksuar ai.

    Edhe nga Nisma Socialdemokrate janë shprehur se e kanë kaluar pragun zgjedhor edhe pas numërimit të mbi 5 mijë votave të diasporës. Nga ky subjekt është thënë ditë më parë se kanë marrë 5,012 për qind të votave.

    “Pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, atyre me kusht, votave të ardhura nga diaspora me kohë dhe të atyre me vonesë Nisma dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota ose 5,012% të votave. Tendencat që përmes votave të kontrabanduara nga Serbia të minohet rezultati i dalë nga vullneti i rreth 839 mijë votuesve brenda dhe jashtë Kosovës janë të papranueshme”, është thënë nga ky subjekt./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Kalaja e Rozafës është mbushur me turistë sot. Pamje nga atje ka publikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama në llogarinë e tij në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Donald Trumpin dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Por, deri me tani nuk janë krijuar kolona të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Tërmeti me magnitudë 3.4 ballë ka goditur këtë të diel Shqipërinë. Siç raporton A2CNN, tërmeti u regjistrua në afërsi të Vlorës. Sipas...
    Lajme13 Korrik 2025
    Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se përpjekja e 46-të e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurtit,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Babai i të mitures B.SH, e cila u gjet mbrëmë në një banesë në Fushë Kosovë me dy burra të moshës madhore,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Puna në minierë mbetet një nga profesionet më të vështira dhe më të rrezikshme në vend, ku përveç sfidave fizike minatorët përballen...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash i kanë dhënë 31 milionë euro për mbrojtjen e të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi i ka reaguar kryesuesit së seancës konstituive, Avni Deharit, pas dështimit të tentimit të 46-të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.