×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tetë persona

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë tetë persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale,

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona të dyshuar.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre persona të dyshuar, në tre raste të ndara. Gjithashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar, si dhe, ka bërë një propozim për caktimin e arrestit shtëpiak kundër një personi.

    Ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar.

    Prokuroria Themelore Prishtinë:

    Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja në tentativë”, si dhe një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë:

    Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

    Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në tre raste të ndara. Departamenti për të mitur, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 24 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar, dy (2) persona. Një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Lëndim i rëndë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”, dhe një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Rrezikim i trafikut publik”.

    Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

    Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, ka bërë një (1) propozim për caktimin e arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

    Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8...
    Lajme02 Janar 2025
    Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.