×
  • Lajme
  • Lajme

    GERMIN ankohet në Supreme për mosnumërimin e 1806 pakove nga diaspora

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Me datë 03.11.2019, Organizata GERMIN ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën për moszbatimin e plotë të aktgjykimit të Gjykatës Supreme nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

    Sipas këtij vendimi, PZAP hedhë si të palejuar apelin në fjalë duke vlerësuar se “nuk është nën juridiksionin e këtij institucioni të bëj vlerësimin rreth zbatueshmërisë së Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme” dhe se “paneli vendos vetëm ndaj vendimeve të KQZ-së.

    Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të GERMIN.

    Vëzhguesit e akredituar të GERMIN, gjatë vëzhgimit të procesit të verifikimit dhe numërimit të pakove me fletëvotime të cilat kanë ardhur përmes postës pas datës 5 tetor, kanë vërejtur se KQZ nuk po e zbaton plotësisht vendimin A.A.UZH.nr. 20/2019 të Gjykatës Supreme, duke mos i procesuar fare 1,806 pako me fletëvotime përmes postës të cilat kanë arritur mes datës 11 tetor 2019 (ditën kur është ushtruar ankesa ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila ka sjellë deri tek vendimi A.A.UZH.nr. 20/2019 i Gjykatës Supreme për pranueshmërine e fletëvotime të ardhura me postë pas ditës së zgjedhjeve) dhe deri më datën 17 tetor 2019. 1,806 pakot e paprocesuara të fletëvotimeve nga bashkëqytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit janë refuzuar pa kaluar asnjë procedurë verifikimi nga ana e Sekretariatit të KQZ-së, edhe pse të njejtat janë nisur si dërgesa postare para afatit përfundimtar për dërgimin e votave përmes postës të vendosur nga KQZ-ja, përkatësisht nga data 19 shtator deri më datën 5 tetor 2019, gjë që mund të vërtëtohet në bazë të vulës postare në datën e nisjes. Gjithashtu, 1,806 pakot në fjalë kanë ardhur në KQZ përpara se të niste verifikimi dhe numërimi i 4,639 pakove të tjera të fletëvotimeve që ishin objekt i ankesës së parë të LVV-së, çka do të thotë se përfshirja në numërim e këtyre 1,806 pakove nuk do të kishte ndikuar dhe as vonuar procedimin e pakove të tjera.

    Mostrajtimi i këtyre pakove të fundit nga KQZ, bie në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Supreme A.A.UZH.nr. 20/2019 të datës 30.10.2019, si dhe me aktgjykimin më të hershëm të kësaj Gjykate, A.A.-U.ZH.nr. 19/2019 të datës 25.10.2019. KQZ, duke mos trajtuar këto pako, ka vendosur në heshtje refuzimin e tyre rrjedhimisht edhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Supreme.

    Prandaj, kërkojmë nga Gjykata Supreme, që sipas mandatit të saj ligjor, dhe në bazë të parimeve të vendosura përmes aktgjykimeve AA.UZH. nr. 20/2019 dhe AA.UZH. nr. 19/2019, të ndërmarrë veprime konkrete dhe të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të numëruar 1.806 pakot e mbetura me fletëvotime të ardhura përmes postës.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Një menaxher i një pompe të derivateve është kërcënuar nga një klient i dehur. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gojbul të Vushtrrisë. Sot, policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje. Sipas...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë nipin dhe djalin e...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:59 në Vushtrri. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.