×
  • Lajme
  • Lajme

    Incidentet në Veri, a duhet të mbahen zgjedhjet?

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Incidentet me bomba ndodhën të martën. Megjithatë, ato nuk duhet të jenë shkas për shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

    Ish-kreu i KQZ-së, Mazllum Baraliu thotë se nuk ka bazë ligjore që ato të mbahen në një datë tjetër, e jo siç tashmë është përcaktuar, më 18 dhjetor.

    “Nuk ka bazë ligjore me u anulu zgjedhjet. Politikisht mundet, ajo që po kërkohet, është politikisht, por pa asnjë bazë. Zgjedhjet në kushte normale nuk ka pse të anulohen dhe nuk anulohen sepse Kushtetuta i obligon me i mbajt pasi i ka shpall Presidentja”, theksoi Baraliu për “Front Online”.

    Ishin Shtetet e Bashkuara ato që vlerësuan se, aktualisht, nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

    I këtij mendimi është edhe Fatmir Sheholli, drejtues i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

    “S`ka kushte për zgjedhje atje. Pavarësisht se ligji i obligon zgjedhjet. Megjithatë më mirë të pres ligji sesa të ketë ndonjë humbje jete”.

    Ky tha se situata në veri aktualisht është jo e qetë, një ditë pasi grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata.

    “Situatë është e acaruar. Amerika t`ia bëjë me dije Kurtit që me i shty zgjedhjet”, vlerësoi Sheholli për “Front Online”.

    Të kundërtën e thonë nga Partitë që veçse ia kanë mësyrë garës.

    “Partitë politike janë për zgjedhje. Ne Iniciativa Qytetare, na ka ra shorti me numër 1, kandidat për kryetar e kemi Betim Osmanin. Besoj që do të jemi të parët”, theksoi Skender Sadiku nga Iniciativa qytetare.

    Zgjedhjet në katër komunat në veri të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan – u shpallën pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme28 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka mohuar se kandidatura e saj për kryetare të Kuvendit të Kosovës ka dështuar 54 herë....
    Lajme28 Korrik 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim i ka quajtur të pabaza informacionet që po qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me lokalizimin...
    Lajme28 Korrik 2025
    Një tentim-vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në Stanoc, ku ka mbetur i plagosur një 27 vjeçar. Burime të Veriu.info bëjnë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur shpresën se Turqia do të shërbejë përsëri si një ndërmjetës kyç midis Rusisë dhe Ukrainës,...
    Lajme28 Korrik 2025
    Greta Thunberg, aktivistja për të drejtat e njeriut dhe ambientalistja suedeze e vizitoi sot Reporting House në kuadër të vizitës së saj...
    Lajme28 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit. Pika kufitare në Muçibabë rezulton të jetë me e ngarkuar dhe...
    Lajme28 Korrik 2025
    Gazetari Shkumbin Kajtazi ka thënë se shteti qëllimisht është duke e zvarritur gjetjen e trupit të 33 vjeçarit i cili u mbyt...
    Lajme28 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, njëherësh djali i Jakup Krasniqit, deklaron se PDK duhet të jetë e bashkuar. Sipas tij, “PDK dhe...
    Lajme28 Korrik 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli për kryeministrin në detyrë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.