×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shtohen foshnjat me anomali, mjekët: Shtatzënat vijnë në kontroll me paketën e cigareve

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Shtatzënia është një proces që ka rregullat e veta që duhen zbatuar në mënyrë shumë strikte. Por kohët e fundit vihet re një shtim i numrit të femrave, që kanë një lloj papërgjegjshmërie në lidhje më krijesën që rritin brenda vetes.

    “Vitet e fundit, kemi vënë re në punën tonë të përditshme, një rritje të numrit të bebeve që lindin me anomali, të sistemeve të ndryshme të trupit. Kemi shumë paciente, që të kërkojnë leje, nëse mund të pijnë një gotë verë ose birrë pa alkool gjatë shtatzënisë. Përgjigja jonë është ‘jo’. Ka paciente që e kanë pirë duhanin dhe kur mësojnë për shtatzëninë, të thonë, a mund të pi dy tre cigare në ditë. Ti i thua 0 cigare në ditë. Kam patur paciente që gjatë vizitave më vinin me paketë cigaresh dhe thoshin, nuk mund të heq dorë doktoresha, kam hequr dorë nga shumë gjëra të tjera, duke të lënë të kuptoje, që mund të kishte përdorur lëndë narkotike më përpara”, tha mjekja gjinekologe, Enriketa Kroi.

    Nënat kanë informacione të bollshme si nga mjeku edhe nga interneti lidhur me shtatzëninë.

    “Ka ardhur në rritje numri i pacienteve që ‘nuk të dëgjojnë’. Ajo gota e verës, ai duhani, drogat psikotrope, përkthehen në beba të lindur me anomali, që janë një dhimbje jo vetëm për çiftin, por edhe për shoqërinë, edhe për mjekun, sepse asnjë mjek nuk do të donte që të sillte në jetë një fëmijë me anomali celebrale, të zemrës, të traktit gastrointestinal, të rrugëve urinare, të trurit etj”- shtoi Kroi.

    Femra pëson ndryshime hormonale jo vetëm përgjatë 9 muajve, por edhe pas lindjes, me atë që njihet si depresioni postpartum.

    “Ka një rritje të numrit të pacienteve, që marrin mjekim për probleme të shëndetit mendor, para apo dhe gjatë shtatzënisë. Medikamente për ankthin, depresionin. Pjesa më e madhe kanë marrë Xanax, Valium, i vazhdojnë ato edhe gjatë shtatzënisë. Patjetër që ky mjekim duhet ndërprerë, nëse janë produkte psikotrope. Prandaj gjenden metoda alternative, si psikoterapia, komunikimi i vazhdueshëm me psikologun, që ankthin e 9 muajve ta kalojë lehtë edhe depresionin postpartum gjithashtu. Personalisht kam patur shumë raste të tilla dhe jam shumë e kënaqur që ja kemi dalë”- u shpreh mjekja.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.