×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hajde t`ia kthejmë namin Kosovës si Çerçiz Topulli”/Fjalët e Adem Jasharit që ia tha Sami Lushtakut

    Fatlum Berisha
    28 Nëntor 2022

    Të hënën bëhen 25 vjet qëkur Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) doli në skenë për herë të parë.

    Data që u përzgjodh ishte e veçantë. Më 28 nëntor 1997. Në Ditën e Flamurit.

    Ish-gjenerali i kësaj trupe, Sami Lushtaku e kujton me krenari atë kohë.

    “Ka qenë diçka e jashtëzakonshme, madhështore. Gjithçka ka qenë e përbashkët. Grupi i Adem Jasharit kishte filluar aksionet qysh në vitin 1991. Ato aksionet e para, të dyta, e të treta, ishin njëfarë kënaqësie e veçantë në një datë të veçantë, Ditën e Flamurit”, theksoi Lushtaku për “Front Online”.

    28 Nëntori bëhet edhe më patriotik, shkaku që në këtë datë feston ditëlindjen komandanti legjendar, Adem Jashari. Ai u vra më 7 mars, 1998, pas një sulmi brutal dhe një masakre nga forcat serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

    Në të gjallë, komandanti legjendar i ka festuar bashkë me luftëtarë gjithmonë këto kremte.

    “Kam pasë fatin të jem bashkëluftëtar i Adem Jasharit. Është një fakt që 28 Nëntorin e kemi festuar gjithmonë bashkë dhe mënyrë të veçantë, edhe për shkak të Ditës së Flamurit edhe për shkak të ditëlindjes së komandantit”.

    Ky veçon një moment nga ndejat festive me të.

    “Kam shumë kujtime me të. Adem Jashari e ka dashtë një film për Çerçiz Topullin. Më kujtohet edhe pamjen gati e patë bë si të njëjtë. Kur ishim bashkë thojke hajde t`ia kthejmë namin Kosovës si Çerçiz Topulli. Kemi bo hajgare, kemi këndu”, theksoi Lushtaku për “Front Online”.

    Lushtaku vlerëson se Adem Jashari do të ishte krenar me Kosovën e sotme.

    “Besoj që Adem Jashari do të ishte i përmbushur me pa një president, një kryeministër, me pa ushtrinë e policinë e Kosovës. Kosova ka storje suksesi. Mendoj që edhe komandanti do të ishte i lumtur me arritjet e Kosovës, ani se ka edhe shume defekte”.

    Për nder të 28 Nëntorit të sivjetmë, gjenerali pati një mesazh për gjeneratat e reja.

    “Lutja ime është që ta duan Kosovën shumë. Kosova është atdheu i tyre”, përfundoi Lushtaku për “Front Online”.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Për herë të parë në Kosovë është finalizuar doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë....
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për FrontOnline, raportin e Reporterëve pa Kufij e konsideron mesazh të keq...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori nga Londra Andi Hoxhaj ka deklaruar se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me Britaninë e Madhe, pasi të gjitha palët...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, njëherit edhe anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e sheh shqetësuese...
    Kronika03 Maj 2024
    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se çifti i të moshuarve është vrarë ditën e enjte me sende të forta nga persona që...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar deklarimet...
    Lajme03 Maj 2024
    Në rigjykim i akuzuari Binak Panxha është dënuar sërish me 23 vite burgim për vrasjen e dyfishtë në Kosuriq të Pejës. Shpalljen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.