×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi: Dorëhiqem nëse ndërrohet Kushtetuta për shkak të Asociacionit

    FrontOnline
    28 Nëntor 2022

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se fatkeqësisht kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë.

    Madje, ai tha se nuk beson që do të ketë ndryshim Kushtetues sa i përket Asociacionit, por në rast se ndodh një gjë e tillë është i gatshëm të japë dorëheqje nga pozita e deputetit.

    “Jam i bindur që çështja e asociacionit është pjesë e diskutimit fatkeqësisht por forma se si do të përfshihet në marrëveshjen finale dhe respektimi i plotë i gjykatës kushtetuese duhet të jenë limitet të cilat duhet të ecet para”.

    “Sikur të mos ishte asociacioni pjesë e marrëveshjes sigurisht që s’do të duhej të flisnim për të. Duhet të fillohet të diskutohet si pjesë e marrëveshjes finale. Nuk besoj që do të ketë ndryshim kushtetues për të akomoduar kompetenca ekzekutive të asociacionit. Nëse ndodh një gjë e tillë unë jam i pati që jap dorëheqje”.

    Sipas tij, është në interes të BE-së që marrëveshja finale të arrihet sidomos pas konfliktit Rusi-Ukrainë.

    “Të dyja janë pyetje shumë të vështira. E pat se si përdorën presionin e vizave për çështjen e targave. Instrumentet e presionit janë të shumta në dorën e BE dhe sigurisht që këto presione do të vazhdojnë por unë mendoj që është në interes të BE që marrëveshja finale të arrihet sidomos pas konfliktit Rusi-Ukrainë”, tha Abazi./EO

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Gazetari shumëvjeçar, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se si pasojë e popullizmit, Liritë Civile kanë rënë globalisht. ‘’Si pasojë e popullizmit, sipas...
    Lajme03 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Rahovecit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori universitar i gazetarisë, Rrahman Paçarizi, për FrontOnline thotë se është fatkeqësi kur ka degradim të lirisë së medias dhe kur ka...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Labinot Bajrami që vlerësohet si një nga sulmuesit më perspektiv në Zvicër, së fundmi ka vazhduar kontratën me Zurichun. Klubi ka njoftuar...
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Arian Sijarinën, i cili dyshohet se në...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull, të parit të shtetit,...
    Vip03 Maj 2024
    Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa...
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori nga Londra Andi Hoxhaj ka deklaruar se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me Britaninë e Madhe, pasi të gjitha palët...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, njëherit edhe anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e sheh shqetësuese...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.