×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Konsumatorëve që kanë kursyer rrymën, u është procesuar pagesa subvencionit për muajin shtator

    FrontOnline
    25 Nëntor 2022

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është procesuar në llogaritë e konsumatorëve pagesa e subvencionit për faturën e muajit shtator të energjisë elektrike, për të gjithë ata që kanë kursyer, sipas kushteve të masës mbështetëse.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka thënë se kush kursen energjinë elektrike, fiton dyfish.

    “Të gjithë përfituesit, vlerën e subvencionit mund ta shohin të reflektuar edhe në llogarinë online me furnizuesin. Secili konsumator aktiv (fatura mbi 5 euro), që ka kursyer sasinë e kWh me së paku 5% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, përfiton subvencionim të faturës aq sa ✌️dyfishi i përqindjes së kursimit”, ka shkruar Murati.

    Ai ka marrë edhe një shembull se si funksionon kjo.

    “Nëse në shtator 2021 keni shpenzuar 1,000 kËh, ndërsa në shtator 2022 keni shpenzuar 800 kËh, i bie që keni kursyer 20% të energjisë elektrike.  Subvencioni llogaritet duke dyfishuar përqindjen e kursimit, pra 2×20%=40%, dhe aplikohet ne vlerën e faturës së muajit aktual. Pra nëse fatura e shtatorit është 40 euro, për shkak se keni kursyer, ju përfitoni subvencion 40% x 40 euro, apo 16 euro”, ka shkruar Murati.

    Sipas tij, për muajin shtator, kriterin për subvencion e kanë përmbushur 167,571 konsumatorë rezidencialë të energjisë elektrike.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Korrik 2025
    Shenoll Muharremi, njohës i politikave, ka kritikuar ashpër deputetët e Kosovës për mungesën e reagimit ndaj krizës që po përjeton vendi për...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e së shtunës në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, ku për pasojë...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Policia e Kosovës njofton...
    Të tjera
    Kronika27 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj. Një person ka vdekur derisa një tjetër është lënduar në vendin e...
    Lajme27 Korrik 2025
    Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë po vazhdon të jetë problem për qytetarët e Kosovës. Kjo rritje e çmimeve është...
    Lajme27 Korrik 2025
    Ngjarjet e 27 korrik: 17:00- Grupi Marakli t’kerreve mban eventin tradicionale “Diaspora Meeting”, e cila këtë vit shënon edicionin e 8-të. (Prishtina...
    Lajme27 Korrik 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të...
    Lajme27 Korrik 2025
    Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon deputetëve çfarëdo veprimi sa i përket konstituimin të Kuvendit të...
    Lajme27 Korrik 2025
    Të premtën, më 25 korrik, Gjykata Speciale ka njoftuar se trupi gjykues në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ka lëshuar urdhër...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.