×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Nis ceremonia e Kupës së Botës “Katar 2022”, këtu mund ta shikoni direkt

    FrontOnline
    20 Nëntor 2022

    Në pasditën e sotme do të fillojë kompeticioni më i madh i futbollit në botë, Kampionati Botëror “Katar 2022”, raporton FrontOnline.

    Për herë të parë, Kupa e Botës mbahet në këtë periudhë kohore, pra në dimër, natyrisht shkaku i temperaturave të larta në Katar.

    Ndeshja hapëse do të zhvillohet sot nga ora 17:00 mes kombëtares nikoqire, Katarit dhe Ekuadorit, ndeshje e vlefshme për grupin A.

    Ndërkaq, tashmë ka nisur edhe ceremonia hapëse, të cilën mund ta shikoni në RTK1.

    Ceremonia hapëse po mbahet në stadiumin “Al Bayt”, një stadium me kapacitet prej 60 mijë ulësesh dhe 40 kilometra në veri të Dohas.

    Kush do të përformojë në ceremoninë hapëse?

    “BTS” nga Korea e Jugut kanë konfirmuar se do të përformojnë në këtë ceremoni.

    Këngëtaret nga Katari, Fahad Al-Kubaisi dhe Dana poashtu do të përformojnë sot.

    FIFA ka njoftuar se ceremonia do të përfshijë edhe nderime për 32 kombëtaret garuese, nikoqirët e mëhershëm të botëroreve dhe vullnetarët e kësaj ngjarjeje.

    Dua Lipa, këngëtarja me prejardhje shqiptare si dhe kolumbiania Shakira kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë duke përformuar në këtë ceremoni.

    Kush do të marrë pjesë në këtë ceremoni?

    Presidenti ekuadorian, Guillermo Lasso ka thënë se nuk do të marë pjesë në këtë ceremoni për shkaqe të ndryshme, teksa princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka arritur në Doha të shtunën për të marrë pjesë./FrontOnline/

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport20 Maj 2024
    Real Madridi po i afrohet çdo ditë e më shumë zytarizimit të Kylian Mbappes si lojtari i tyre më i ri pas...
    Sport20 Maj 2024
    Pasi kaloi më shumë se një vit në burg i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të...
    Sport20 Maj 2024
    Minnesota Timberwvoles e ka fituar ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të serisë triler të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore në NBA. Ata fituan...
    Të tjera
    Kronika20 Maj 2024
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 609 gjoba trafiku. Ndërkaq në raportin 24 orësh të...
    Sport20 Maj 2024
    Pasi kaloi më shumë se një vit në burg i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa për FrontOnline thotë se kjo Qeveri ka dështuar pëballë proceseve që ka Kosova dhe se për të...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser...
    Opinione20 Maj 2024
    Shkruan Bekim Çollaku E diela e qetë e tradhton vazhdimisht kryeqytetin tonë jashtëzakonisht të zhurmshëm. Java që fillon nesër do të mund...
    Lifestyle20 Maj 2024
    Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, ndaj është shumë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të zemrës Dieta luan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.