×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dodik e quan ‘kërcënuese’ kërkesën e Pacollit për njohjen e Kosovës nga Vuçiq

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës Milorad Dodik ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit të diplomacisë së Kosovës në detyrë Behgjet Pacolli drejtuar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

    Pacolli ka thënë në një intervistë për TV Face të Sarajevës se me Serbinë mund të diskutojnë  për gjithçka, me përjashtim të tri gjërave: pavarësisë së Kosovës, Kushtetutës së Kosovës dhe kufijtë.

    “Vuçiq, keni vetëm një shans, ta njihni Kosovën. Ky është realitet. Kosova është e pavarur dhe nuk ka kthim mbrapa. Kjo është zgjidhja e vetme dhe të gjitha të tjerat do të shkojnë më lehtë”, është shprehur ndër tjera Pacolli.

    Por, Dodik nuk i kanë pëlqyer këto deklarata duke thënë se “Pacolli është njeri i cili nuk mund t’i mbajë askujt leksione dhe se kërcënimet e tij janë të papranueshme”.

    “Kosova nuk është vetëm ajo që mendojnë shqiptarët, por është edhe Rezoluta 1244, këto janë standarde përpara statusit, siç u diskutua më herët, një komunitet i komunave serbe që do të formohet sipas marrëveshjes së Brukselit. E gjithë kjo duhet të jetë një parakusht për çdo vazhdim të dialogut, jo vetëm pikat që ata mendojnë se sot duhet të zgjidhen”, tha Dodik.

    Sipas tij, Republika Serbe është absolutisht kundër situatës në lidhje me statusin e Kosovës dhe se Bosnja nuk e ka njohur dhe se nuk e ka ndërmend ta njohë Kosovën.

    “Kjo natyrisht vetëm pasi që Republika Serbe nuk e dëshiron këtë (njohjen e Kosovës), sepse ne nuk duam të kemi standarde të dyfishta në këto fusha”, tha Dodik./Front Online/

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.