×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 1000 mijë babadimra pritet të vrapojnë në maratonën humanitare në sheshin “Zahir Pajaziti”

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Vrapo Babadimër është iniciativë tashmë tradicionale, maratonës humanitare të fundvitit “Vrapo me Babadimra- kontribo për familjet në nevojë” organizuar nga Jusuf Islami OJQ “Projekti 5 Cent”.

    Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është në rend të parë ngritja e donacioneve për të ndihmuar familjet e varfëra në Republikën e Kosovës me rastin e festave të fundvitit. Te gjitha mjetet e mbledhura gjate ketij aktiviteti do te ndahen per familjet ne nevoje. Ne edicionin e pare kemi ndihmuar gjithsej 60 familje në Prishtinë, në edicionin e dytë kemi ndihmuar 350 familje ndërsa në edicionin e tretë janë ndihmuar 500 familje në 7 qytetet e Kosovës, ku qendrat sociale kanë bërë përzgjedhjen e familjeve. Këtë vit synojmë të ndihmojmë deri në 700 familje në gjithë Kosovën. Për mjetet e mbledhura dhe të shpërndara do të mbahet llogari transparente.

    “Maratona ishte shfaqur në mediat më të mëdha botërore, sic janë CNN, BBC, EuroNews si edhe shumë portale botërore dhe të gjitha mediet vendore. Pas një kohe të gjatë Kosova po promovohej në këto medie me lajme të mira. Dhe si shtet hymë në mesin e 60’te shteteve të botës me një aktivitet të tillë”, thuhet në faqen e Projektit 5 Cent në Facebook.

    Organizimi i martonës është i tillë, ku synohet që të krijohen mjete nga shitja e kostumeve të babadimrave për qytetarët pjesëmarrës në maratonë, ndërsa pas maratonës me ato mjete blehen furnizime me ushqime dhe gjëra të nevojshme për familjet në nevojë.

    Me datën 25.11.2019 do të fillojmë shitjen e kostumeve në sheshin, ‘’Zahir Pajaziti’’ deri me datën 15.12.2019 kur dhe është dita e Mini Maratonës Humanitare Vrapo Babadimër./Front Online/

    https://www.facebook.com/projekti5cent/posts/1331559580356254

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Në një ceremoni solemne të mbajtur të premten, është diplomuar gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës. Plot 279 kadetë kanë përmbyllur...
    Lajme11 Korrik 2025
    Aktori dhe skenaristi Naser Rafuna ka reaguar publikisht ndaj Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), duke e akuzuar për padrejtësi dhe mungesë transparence...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, është nisur drejt Dubrovnikut për të marrë pjesë në...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend. Gjatë fjalës së tij, ai...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.