×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kërcënohen me jetë dy politikanët në Gjermani, alarmohet policia e Bundestagut

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Politikanët ekologjistë Cem Özdemir dhe Claudia Roth janë kërcënuar me vdekje nga persona që dyshohet se janë ekstremistë të djathtë. Policia ka shtuar masat e sigurisë.

    Cem Özdemir është kërcënuar me vrasje nga një rrjet i cili është renditur ndër ekstremistët e djathtë. Mediat gjermane njoftojnë se në zyrën e politikanit ekologjist me origjinë turke ka ardhur në fund të tetorit një e-mail, ku thuhet se “ai gjendet lartë në listën e personave që do të vriten. E-mailin e ka dërguar një grup me emrin Divizioni i Armëve Atomike (Atomwaffen Division – AWD), nga SHBA. Ky rrjet ka kërcënuar me vdekje edhe politikanen ekologjiste Claudia Roth. Lajmin e ka botuar grupi i gazetave nga Eseni – Funke Mediengruppe. Özdemir tha se fjalët dhe kërcënimet janë shumë më të rrezikshme se “ofendimet e zakonshme”. Ndaj autoritete kanë reaguar menjëherë dhe kanë shtuar masat e sigurisë.

    Reagimi i autoriteteve

    “Për momentin jemi duke shqyrëtuar mundësitë e vrasjes, në ndonjë prej tubimeve të ardhshme publike? Apo do t’ju kapim para vendbanimit tuaj?” Kështu citon Funke-Medien këtë e-mail. Özdemir ka njoftuar menjëherë Zyrën Federale Kundër Kriminalitetit (BKA) dhe policinë e Bundestagut. Ndryshe nga kërcënimet tjera nga e kaluara, Özdemir dhe Roth i kanë kuptuar këto kërcënime shumë seriozisht. Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë. Përbërja e kërcënimeve ndaj Özdemir dhe Roth ka qenë të ngjashme – në të dyja ka pasur kërcënime konkrete me vrasje.

    Niveli i lartë i kërcënimeve

    Pjesëtarët e AWD bëhen në SHBA përgjegjës për shumë vrasje dhe sulme të planifikuara. Ata janë të organizuar në qeliza, komunikojnë me gjuhë sekrete në internet dhe bëjnë thirrje raciste. BKA ka paralajmëruar për rrezikun nga grupet e këtilla në vitin 2018. “Rreziku nga sulmet e grupeve ekstremiste në Gjermani mbetet në një nivel të lartë abstrakt, edhe pas paralajmërimeve për ekzistencën e AWD në Gjermani.”

    Özdemir ka deklaruar për Funke-Zeitungen, se “e ndjen veten të sigurt në duart e BKA”. “Por si qëndron puna me politikanët e shumtë lokalë, të cilët angazhohen kundër ekstremizmit dhe nuk kanë mbrojtje?” Kriminaliteti i përhapjes së urrejtjes duhet të luftohet me vendosmëri dhe kundër personave të këtillë duhet të ngrihen aktakuza. Në qershor është vrarë politikani Walther Lübcke. Ndërsa muajt e fundit janë kërcënuar me vdekje nga ekstremistët e djathtë edhe politikanë të tjerë federalë, në lande dhe komuna – ndër ta edhe kandidati i CDU për kryeministër në zgjedhjet e fundit të Tyringisë Mike Mohring./Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka shkuar me ftesë të presidentit, Sheik Mohammed bin...
    Të tjera
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Kronika15 Janar 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin...
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.