×
  • Lajme
  • Lajme

    Aurora Berisha flet për shkarkimin e saj nga Ramiz Lladrovci, tregon detaje

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Drejtoresha e Inspeksionit në Komunën e Drenasit, Aurora Berisha, ka bërë të ditur se është shkarkuar nga detyra më 31 tetor pa asnjë vërejtje nga ana e kryetarit Ramiz Lladrovci.

    Berisha, e cila këtë detyrë e ka ushtruar që nga shkurti i vitit 2017, ka thënë se ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe transparencë dhe se ka arritur suksese në detyrën e saj.

    “Unë kam qenë në krye të detyrës me përgjegjësinë më të lartë duke punuar në përputhje me ligjin, për përmbushjen e planit vjetor dhe financiar duke përfshirë urdhrat dhe kërkesat e kryetarit të Komunës së Drenasit. Ku deri më tani kam marrë vetëm lëvdata dhe mirënjohje për punën time, të drejtorisë që kam udhëhequr nga qytetarët, por edhe vetë kryetari, çdo punë e drejtorisë që kam udhëhequr ka qenë transparente e raportuar drejtpërdrejtë kryetarit të komunës dhe e publikuar në ueb-faqen zyrtare të komunës”, shkruan Berisha.

    Për më tepër, Berisha tregon edhe arsyet e shkarkimit të saj nga kryetari i Komunës së Drenasit.

    “Duke qenë e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi se pozita e “Drejtorit Komunal” është pozitë politike dhe bëhet me emërimin e kryetarit dhe mandati i saj zgjat njëjtë me mandatin e kryetarit, pa ndonjë datë të përcaktuar. Gjithashtu është e përcaktuar që kryetari siç ka të drejtë të emërojë një drejtor, ka të drejtë edhe të shkarkojë atë, sikurse në rastin tim pa ndonjë vërejtje apo arsye. Unë pranova këtë vendim të kryetarit të Komunës së Drenasit. Mirëpo siç duket ka qenë e kundërta e asaj, pasi që ka munguar përkrahja e kryetarit të Komunës së Drenasit, ku së fundi erdhi presioni dhe kërkesa e tij për dorëheqjen time nga pozita e Drejtorit të Inspeksionit. Unë nuk u pajtova me këtë kërkesë të pa arsyeshme, prandaj pritshmëria e tij për dorëheqjen time nuk u përmbush dhe më 31 tetor 2019 pa asnjë vërejtje më shkarkoi nga pozita”, ka thënë Berisha.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se janë cerifikuar snajperistë që do t’iu shtohen njësive të FSK-së. FSK ka bërë...
    Lajme03 Maj 2024
    Regresi prej 19 vendesh në lirinë e medias, Bytyqi e AAK-së: Sigurisht, ”duartrokitjet’’ shkojnë për Albin Kurtin Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi,...
    Lajme03 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndaluar për 48-orë të dyshuarin për dhunimin e një vajze. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat sanksionues ndaj Kosovës, megjithëse sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtëm,...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të mbajë nesër konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim të ri. Partisë...
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Për këtë datë është publikuar raporti i “Reporterëve Pa Kufij” ku Kosova ka rënë...
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.