×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjatë 24 orëve 6 raste të dhunës në familje

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur disa raste të dhunës në familje ku kryesisht janë sulmuar bashkëshortet, por ka edhe raste që janë sulmuar nëna, vajza, djali e vëllau.

    Sipas Policisë, në Lipjan, është arrestuar një person i komunitetit serb, pasi i njëjti ka maltretuar fizikisht dhe psiqikishtë bashkëshorten dhe vajzën e tij serbe.

    Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit pas ndaljes në ndalim policor i cili ishte nën ndikim të alkoolit është liruar. Rasti vazhdon të hetohet.

    Në Lipjan edhe i dyshuari i komunitetit boshnjak, pas një mosmarrëveshje e kanosur verbalishtë nënën dhe vëllain e tij.

    I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

    Po në Lipjan një person e ka sulmuar viktimën femër derisa ishte në një market. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

    Kurse, në Komoran të Drenasit, është sulmuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht djalin e tij.   Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar n procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

    E në Pejë, një shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

    Ndërsa, në Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje  e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

    Viktima është dërguar në spitalin Gjakovës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar./Front Online/

    Nga Rubrika
    Kronika11 Korrik 2025
    Është caktuar varrimi i të riut nga Podujeva, që ndërroi jetë në aksidentin e djeshëm në Sekiraçë. Benjamin Hasani do të varroset...
    Kronika11 Korrik 2025
    Ka ndërruar jetë ish-Eprori i UÇK-së dhe i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, nga fshati Krajkovë i Komunës së Drenasit, Ajet Elshani. Lajmin...
    Kronika11 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, ku një person u hodh...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.