Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të vjedhjeve në vend në 24 orët e fundit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një rast ka ndodhur në Gjakovë, një në Pejë dhe një tjetër në Ferizaj.
Në Gjakovë policia njofton se një person dyshohet se ka hyrë me forcë në shtepinë e të vjedhurit dhe i kanë marrë një pistoletë dhe një shumë parash.
Ndërkohë në Pejë, poashtu sipas policisë thuhet se një person dyshohet se ka vjedhur një shumë parash.
Poashtu edhe në Ferizaj, policia njofton se një person ka raportuar se disa të tjerë i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur një pistoletë, 100 copë fishekë si dhe stoli ari.
Policia gjithashtu njofton se për të trija rastet janë duke u ndërmarrë veprime hetimore.
Rastet e vjedhjeve nga raporti 24 orësh i policisë:
Gjakovë 30.10.2022 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një pistoletë dhe një shumë parash. Rasti në procedurë hetimore.
Pejë 30.10.2022-16:40 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, një i dyshuar mashkull dyshohet se i ka vjedhur një sasi parash. Është njoftuar prokurori kujdestar , përderisa janë duke u kryer hetime intensive.
Ferizaj 30.10.2022 – 15:20.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të shtëpisë së ti dhe nga aty kanë vjedhur: një pistoletë, 100 copë fishekë si dhe stoli ari. Është njoftuar prokurori , ndërsa janë duke u ndërmarr veprime hetimore.