Janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale trafikim me njerëz. Dy prej të dyshuar janë shtetas të Shqipërisë, ndërsa tjetri kosovar.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ju kanë konfiskuar shumë mjete, përfshirë një veturë dhe 2650 euro.
“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante , janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartë cekur. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.