Një person ka arritur që të ikë nga stacioni i policisë në Podujevë, por ai u arrestua disa orë më pas.
Ai u ndalua për 48 orë dhe ndaj tij u bë kërkesa edhe për paraburgim.
Kështu tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Rastit të cilit i referoheni iu njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi i dyshuar dhe ndaj të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente” – tha Ulaj.
Siç raportohet i riu ishte arrestuar për dhunë në familje.
Ai pasi kishte ikur nga stacioni policor kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe i kishte sulmuar disa familjarë.