Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë rrahur mes vete si shkak i një mosmarrëveshjeje.
Të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku katër të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rastin ka ndodhur në fshatin Malësi e Re të Prizrenit.
“Fsh. Malësi e Re, Prizren 27.10.2022 – 20:54. Raportohet se pas një mosmarrëveshje gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në rrahje. Si pasojë e rrahjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, katër të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Front Online