Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në Podujevë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësorë, ndërsa të arrestuar ende nuk ka.
“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, tha Borovci pë Front Online.