×
  • Kronika
  • Kronika

    E rëndë në Istog: Axha dyshohet se e dhunoi mbesën e mitur

    FrontOnline
    25 Tetor 2022

    Rastet e dhunimeve e të marrëdhënieve seksuale brenda familjes janë vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që kryen akt seksual me paraardhës ose pasardhës të familjes, motra apo vëllezër, nipa apo mbesa dënohet me burgim. Këto raste tronditëse nuk kanë qenë të pakta kohëve të fundit. Një ngjarje e tillë që dyshohet të ketë ndodhur vitin e kaluar në Vrellë të Isogut është zbuluar tek tash.

    Këtë herë një person i moshës 39-vjeçare po dyshohet se e ka dhunuar në shtator të vitit 2021, mbesën e tij, vajzën e vëllait, e cila është e mitur. Ky rast i tmerrshëm u denoncua në Polici nga vet viktima, e cila ka rrëfyer para hetuesve policorë çdo detaj të rastit, që e tronditi gjithë familjen e tyre.

    I dyshuari I.M., (emër i njohur për redaksinë) po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, e cila vitin e kaluar i bie se ka qenë në moshën 14-vjeçare. Ndonëse ende nuk dihen detaje të sakta për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e tij.

    Siç mëson Sinjali, i njëjti është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor, por për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, por është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ku gjatë kësaj periudhe do të jetë nën përkujdesjen e Policisë teksa merr trajtim mjekësor në spital.

    Sipas të njëjtave burime, tash për tash rasti është iniciuar nga Prokurori i Shtetit si “Dhunim”, ndërsa pritet që veprimet e tjera të merren posa të sigurohen prova që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarit në këtë rast dhe më pas pritet të përcaktohet për veprën me të cilën do të ngarkohet i njëjti.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Kronika16 Shtator 2024
    Është arrestuar një person dje në Prishtinë. Ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, të cilit i ka shkaktuar...
    Kronika16 Shtator 2024
    Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet për vjedhje. Policia njofton se identifikimi është bërë përmes kamerave. “VJEDHJE- Prishtinë 15.09.2024,...
    Kronika16 Shtator 2024
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Policia njofton përmes raportit se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante...
    Të tjera
    Vip16 Shtator 2024
    Vajzat e Lutfi Hazirit marrin vëmendje gjithmonë me postimet në rrjetet sociale. Së fundmi “vrull” të madh kanë marr pasi vajza e...
    Lajme16 Shtator 2024
    Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën në muajin korrik ka rënë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sipas...
    Lajme16 Shtator 2024
    Iniciativa “CorrWatch”, konsorcium i organizatave të shoqërisë civile (GLPS, GAP dhe INDEP), ka shprehur shqetësim të thellë për mbyllje dhe mungesë të...
    Lajme16 Shtator 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se Kosova ka strehuar edhe një gazetar të ri ukrainas. “Gazetari ukrainas, Kostyantyn Grygorenko, së...
    Vip16 Shtator 2024
    Heidi Baci do të vijë si moderatore në Top Channel në sezonin e ri televiziv. Nuk dihet ende në çfarë programi do...
    Sport16 Shtator 2024
    Liridon Kalenderi ka shkëlqyer edhe të dielën në garën “Ditët e Buzetit 2024”. Në një konkurrencë të “çmendur” me makina e garues...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.