×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet përsëri Nagavci: Vetëm në këtë mënyrë dalin pagat e mësimdhënësve

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se mësimdhënësit do të kompensohen në formë të avansit.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se propozimi i saj ndaj Qeverisë së Kosovës, është që mësimdhënësit të paguhen në formë të avansit dhe në të njëjtën kohë orët e humbura të kompensohen.

    “Është pozicion i qeverisë, që e kemi thënë gjithmonë ligji e përcakton saktë, pagesa bëhet për punën e bërë. Për mësimdhënësit kemi mendu kemi propozu MF-së që të shqyrtohet mundësia që mësimi i humbur për nxënësit të realizohet kalendari i plotë mësimor. Janë 22 ditë të humbura për fëmijët”, ka thënë ajo.

    Nagavci, ka theksuar se e kanë përpiluar një kalendar të ri, me qëllim që të kompensohen orët e humbura si pasojë e grevës.

    “Kemi planifikuar një kalendar të ri duke shikuar mundësinë e kompenzimit të orëve të humbura në ditët e pushimit pranveror, dhe shkurtimin e pushimit dimëror. Kanë mbetur për klasët një dhe tetë të shikohet mundësia të zëvendësohen me të shtuna”, ka thënë ajo.

    Ky propozim sipas saj vjen për shkak të gjendjes së vështirë socio-ekonomike./Dukagjini/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Gusht 2025
    Zyra e Kryeministrit të Izraelit i ka thënë Shefit të Shtabit, Gjeneral Lejtnant Eyal Zamir se, “Nëse kjo nuk i përshtatet atij,...
    Bota/Rajoni04 Gusht 2025
    Varka e parë elektrike e Zvicrës ka lundruar në Liqenin Ceresio që nga viti 2021. Por më e madhja ka lundruar në...
    Bota/Rajoni04 Gusht 2025
    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi të hënën se në orët e fundit janë shfaqur tetë vatra zjarri në të gjithë...
    Të tjera
    Lajme04 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka ndërmarrë sot një aksion të koordinuar që...
    Lajme04 Gusht 2025
    Në fshatin Baincë të Lipjanit, është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë. Dyshohet për vrasje të rëndë, ka konfirmuar për ...
    Lajme04 Gusht 2025
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Ardian Hajdaraj, ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, në të cilin është anuluar...
    Sport04 Gusht 2025
    Volejbollistja serbe, Milica Tasic ka bërë një reagim deluzional pasi këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, u pajis me pasaportë të Republikës...
    Bota/Rajoni04 Gusht 2025
    Zyra e Kryeministrit të Izraelit i ka thënë Shefit të Shtabit, Gjeneral Lejtnant Eyal Zamir se, “Nëse kjo nuk i përshtatet atij,...
    Lajme04 Gusht 2025
    Kosova është pranuar si anëtare e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale - Arsimin Dual, duke u bërë vendi i 43-të që i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.