×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden: Nuk i frikësohemi Putinit

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Rusinë se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga kërcënimet e pamatura pasi Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të okupuara të Ukrainës.

    Të premten, presidenti Putin u duk se bëri një kërcënim të fshehtë për përdorim të armëve bërthamore për të mbrojtur ato rajone.

    Ai tha se ata do të mbesin “përgjithmonë” rusë – por Ukraina u zotua t’i çlirojë ata.

    Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ky vendim rus ishte “përshkallëzimi më serioz që nga fillimi i luftës”.

    Në një fjalim në Moskë, udhëheqësi rus pretendoi se qytetarët në rajonet lindore të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk, si dhe në Kherson dhe Zaporizhzhia në jug, kishin votuar për të qenë “me popullin e tyre, me atdheun e tyre”.

    Ai i referohej të ashtuquajturave referendume të mbajtura në rajone ditët e fundit, por Ukraina dhe qeveritë perëndimore i kanë dënuar këto votime si mashtrime, shkruan BBC, transmeton express.

    Pjesa më e madhe e fjalimit të Putinit u përdor për të sulmuar Perëndimin.

    Ai tha se SHBA kishte krijuar një “precedent” duke përdorur armë bërthamore kundër Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore.

    Putin javën e kaluar tha se vendi i tij kishte “armë të ndryshme shkatërrimi” dhe do të “përdorte të gjitha mjetet në dispozicion për ne”./Front Online

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Vatra e zjarrit në Delvinë, e cila është aktive prej disa ditësh rrezikon të përhapet drejt territorit të bashkisë së Gjirokastrës. Që...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mirëpret vizitorin e tij të dytë zyrtar në udhëtimin e tij pesëditor në Skoci sot, ndërsa kryeministri...
    Të tjera
    Lajme28 Korrik 2025
    Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se në aksionet e tyre deri më tani janë kryer 65 shkyçje, dhe sipas...
    Lajme28 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur se në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Vatra e zjarrit në Delvinë, e cila është aktive prej disa ditësh rrezikon të përhapet drejt territorit të bashkisë së Gjirokastrës. Që...
    Lajme28 Korrik 2025
    Një fëmijë 9-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës është zhdukur, dhe po kërkohet ndihmë në gjetjen e tij. Fatos Jakupi, fëmija që ka...
    Lajme28 Korrik 2025
    Alternativa, partia e Mimoza Kusari Lilës dje mbajti një ceremoni me rastin e 8-vjetorit të themelimit të kësaj partie. Këto tetë vjet...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mirëpret vizitorin e tij të dytë zyrtar në udhëtimin e tij pesëditor në Skoci sot, ndërsa kryeministri...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.